Kodiku i Purpurt i Beratit

Të dashur bashkatdhetarë!
Ju njoftojmë se Shoqata ‘‘ Nënë Tereza’’ Namur, në bashkëpunim me Organizatën Studentore Shqiptare në Belgjikë ‘’ Vlera ‘’ , RTSH (Televizionin Shtetëror Shqiptar), dhe ULB (Université libre de Bruxelles), organizon një mbrëmje kulturore kushtuar ‘’ Kodikut të Purpurt të Beratit’’, kësaj pasurie të rrallë të trashëgimisë tonë kulturore, që dëshmon nivelin e lartë të zhvillimit të Kombit tonë dhe qytetërimin e lashtë autokton, në fillim shekujt e Erës së Re, duke e radhitur të tretin në llojin e vet, pas atyre të Romës dhe Parisit.
Takimi mbahet në ambientet e ULB Bruksel, me 11 Mars 2023, ora 16:00, në adresën: Avenue Franklin Roosevelt 50. Bruxelles. Lokal B 1.315. Një sistem drejtimi për të lehtësuar gjetjen e Auditorit, do vendoset nga organizatoret.
Hyrja e lirë për të gjithë dhe një koktej miqësie jepen nga Shoqatat organizuese.
Mos e humbisni këtë rast unik, dhe jeni të mirëpritur sa më të shumtë në numër.