Gallery ‘’InBetween’’ prezenton ekspozitën :
‘’Ocean Framed’’ nga Tanusha
Hapja : 6 nëntor 2014, ora: 18.00 – 23.00
Adresa : Chaussée d’Ixelles 211 – 1050 Bruxelles
Tanusha, artiste e re në vitin e 3 në Pikturë në fakulltetin e arteve ERG (école de recherche graphique) në Bruksel.
Prezentimi i parë i Pikturave të Tanushës në galerinë InBetween prezentohet në një hapësirë dhe krijim më ndryshe, ngaqë ajo zhvillon dhe kërkon një çështje tjetër pikturale siç jemi mësuar të shohim ne zakonisht. Pikturat e Tanushës karakterizohen me imazhe të zbërthyera dhe enigmatike, duke marr parasysh se ajo zhvillon një koncept të rëndësishëm të historisë së artit. Ajo shtjellon dhe kërkon se si të integrohet imazhi/foto në sipërfaqen apo formën pikturale, duke na sjell të bëjmë dyshime në limitet fizike.
Imazhi i prezentuar në Pikturë vjen në formë kalimi që ndryshon kahje, duke lënë pas shenja të ndryshimit, dhe duke kërkuar forma dhe hapësira të një interpretimi apo performance të re pikturale.
Krijimi që shohim në punën e saj, karakterizohet gjithashtu në konceptin e historisë së artit dhe në evolucionin e saj, veqanërisht atë të Pikturës të shekullit XIX, sepse ky shekull karakterizohet me ndryshimet më të mëdha artistike, duke filluar me zbulimin e fotografisë së parë – bardh/zi. Prandaj, këto ndryshime i shohim në punën e krijuar pikturale të Tanushës.
Corator : Tom Viaene
Info shtesë:
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 27 nëntor 2014.