Shokë dhe shoqe,
Të dielen me datën 16 shkurt mbahet Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm.
Statuti i organizatës tonë e parasheh që në fillim të çdo viti të zgjedhet Kryesia e re, prandaj të dielen do të votojmë. Pervec kësaj, kryetari i zgjedhur do ta bëj një prezentimin të përgjithshëm të planit një vjeçar. Poashtu do të votohet edhe “Rregullorja e Kryesisë”.
Pas mbledhjes, ashtu si zakonisht, do të dalim për nga një pije. Kjo mbledhje është shumë e rëndësishme, prandaj presim nga ju që të merrni pjesë!
P.s. Data e mbledhjes është dashur të komunikohet më së largu të dielen që shkoj, mirëpo nuk kemi arrit ta sigurojmë vendin me kohë. Kjo për shkak se studentët që jetojnë në konviktet e VUB-së nuk kanë qenë në Bruksel javën e kaluar. Iu kërkojmë ndjesë.
Shihemi së shpejti,
Adresa : Nieuwelaan 149, 1040 ETTERBEEK ( te konviktet e VUB-së).
Në ora 12.00 mblidhemi në ‘Station Brussel-Centraal’/’Gare Bruxelles-Central’ e prej aty nisemi së bashku. Nëse vini drejtpërdrejtë, stacioni më i afërt është ‘Station Etterbeek’/’ Gare d’Etterbeek’.
Mbledhja fillon fiks në ora 13.00.
Kontakte :
Agon Efendiu : 0485 95 33 73
Artan Dauti : 0496 64 50 88
VLERA : Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë. 11 shkurt 2014