Përmbledhje nga takimi i nëntë

 Përmbledhje nga takimi i nëntë i organizatës VLERA (16.02.2014)

Në këtë mbledhje ishin të pranishëm 10 anëtarë dhe diskutuam për këto pika:

1) Gjendja e tanishme e organizatës : organizimi i mbrendshëm, financat, etj.

2) Votimi i rregullores së Kryesisë.

3) Prezentimi i kandidateve për Kryesinë e re dhe leximi i kandidaturave.

4) Prezentimi i planit njëvjeçar nga kandidati për kryetar.

5) Votimi i kandidatëve.

6) Çështje të tjera.

1 Gjendja e tanishme e organizatës

Bisedimi u hap nga Agon Efendiu, në atë moment ende kryetar i organizatës tonë. Ai tha se VLERA deri tash i ka 36 anëtarë efektiv, pra të cilët e kanë mbushur formularin e regjistrimit si dhe kanë kryer pagesën vjetore. Poashtu e shpjegoi më hollësisht raportin financiar i cili është publikuar dy javë më pare në ueb-faqen e organizatës.

U diskutua edhe për atë se pse është e nevojshme që zgjedhjet të mbahen për çdo vit. Ndër të tjera u tha se angazhimi i njerëzve të rinjë në Kryesi e siguron vijimsinë e organizatës dhe e bën atë më dinamike.

Më tej u shpjegua reforma e bërë në strukturën e organizimit të mbrendshëm. U tha se posti i zëvendës kryetarit është eliminuar pasi që për momentin nuk është i nevojshëm. Në rast të mungesës, detyrat e tij i merr përsipër Kryesia. Po ashtu edhe ai i ICT dhe i Marrëdhënieve me publikun janë eleminuar. Funksionet e këtij të fundit mund të kryhen nga Kryetari ose Sekretari, ndërsa posti i ICT mund t’i delegohet ndonjë anëtari të organizatës ashtu si e parasheh edhe statuti. Nga ana tjetër është shtuar një post : Përgjegjës për organizime . Kjo bën që të ketë dy poste të tilla në organizatë.

2 Votimi i rregullores së Kryesisë

Krytari e lexoi rregulloren Kryesisë, dokument ky i përpiluar nga Kryesia dhe i cili përcakton të drejtat dhe detyrimet e anëtarit të Kryesisë. Ai tha se rregullorja bën më të lehtë funksionimin e organizatës si dhe shmang keqkuptimet e mundshme.

Pas nje debati të shkurtër të pranishmit e votuan Rregullores e Kryesisë. Ajo u aprovua me vota të plota.

 

3 Prezentimi i kandidatëve për Kryesinë e re

Pika vijuese e mbledhjes ishte prezentimi i kandidatëve për Kryesinë e re. U bë leximi i kandidaturave ashtu siq e parasheh rregullorja për zgjedhje.
1) Përgjegjës për Financa: kandidoi Agon Efendiu.
E nderuar Kryesi,

Unë jam marrë me financat pothuajse që prej themelimit të organizatës, edhe pse kjo nuk ka

qenë detyrë e imja por e përsonave përgjegjës për ketë post. Besoj që mund ta kryej këtë punë dhe sëbashku me anëtarët e tjerë ta siguroj vazhdimësinë, rritjen e zhvillimin e organizatës VLERA. Do të sigurohem që buxheti i organizatës të përdoret në mënyrën më të mirë të mundshme, që nënkupton se ai duhet të shpenzohet për arritjen e qëllimeve te organizatës, ashtu si është e paraparë me statut dhe dokumente të tjera. Përveçkësaj do të angazhohem që buxheti i organizatës, si mjet i rëndësishëm për realizimin e synimeve të saj, të rritet. Kjo do të bëhet me anë të rritjes dhe stimulimit të anëtarësimit ne organizatë, me anë të organizimeve të ndryshme që do të vendosen nga Kryesia në planin vjetor të veprimit.

Unë jam në dijeni dhe të pajtohet më qëllimet dhe parimet e organizatës VLERA, si dhe kam

lexuar rregulloren e Kryesisë e cila i përcakton të drejtat dhe detyrat e anëtarit të Kryesisë. Nëse zgjedhem si përgjegjës për këtë post, do ta kryej me përgjegjësi.

Agon Efendiu

2) Posti i Sekretarit: Kandidoi Elvis Mamani.

I nderuar Kryetar, të nderuar anëtarë të organizatës,

Nëpërmjet kësaj letre dëshiroj t’ju bind mbi interesimin tim në këtë organizatë dhe njëkohësisht në postin e Sekretarit.

Së pari besoj se, ashtu si ç’mund ta kem treguar, kam dëshirën dhe vullnetin për t’u angazhuar në aktivitetet e organizatës.

Së dyti besoj se mund të ofroj ide dhe propozime të vyera për këtë organizëm.

Së treti, është nderi im po të jap një kontribut sado te vogël për përparimin e studentave shqiptarë në Belgjikë.

Me respekt dhe me urimet më të mira për organizatën “VLERA” dhe anëtarët e saj.
Elvis Mamani

3) Posti i parë për Përgjegjës të organizimeve: kandidoi Fitim Cami

E nderuara Kryesi,

Duke pasë parasysh dëshirën time të madhe per t’u angazhuar rreth zhvillimit të organizates kam vendosur ta sjell kandidaturën për të qenë pjesë e Kryesisë.


Sipas mendimit tim, zhvillimi i organizatës me anë të aktiviteteve kulturore, edukative, sportive dhe të tjera, është një mundësi e mirë e zhvillimit. Si çdo organizatë tjetër edhe organizata e jonë ka nevojë te përmisohet në këtë fushë, andaj besoj se kontributi im do të ndihmoj në këtë aspekt.


Ky post, më shumë se të tjera poste, ka një rëndësi të
veçantë. Ky post është reklama më e mire e organizatës sonë sepse mundëson që studentët e rinjë dhe publiku të njoftohen me organizatën VLERA.

Gjithnjë duke u bazuar në planin vjetor, do të jem i gatshëm ta kryej punën time me pergjegjësi dhe seriozitet në mënyrë që të zhvillohemi. Jam i gatshëm të ndëgjoj dhe të pranoj ide nga të gjithë anëtarët e organizatës.

Me respekt,

Fitim Cami

 

4) Posti i Kryetarit: kandidoi Gegë Efendia.

E nderuara Kryesi,

Unë kam qenë i inkuadruar në organizatën VLERA qysh prej themelimit të saj dhe për këtë arsye e njoh shumë mirë atë. Kandidatura ime mbështetet në planin njëvjeçar të veprimit. Ky plan mundëson përmirësimin e organizatës në pikat ku ajo çalon dhe besoj që do ta siguroj zhvillimin afatgjatë të saj. Ai është i bazuar në aktivitete dinamike dhe interaktive dhe synon angazhimin e sa më shumë anëtarëve në realizimin e tij.

Do të angazhohem seriozisht dhe me pergjegjësi do të mundohem ta ngris organizatën në një nivel më të lartë.

Prezantimi dinjitoz i organizatës para publikut do të jetë një prej qëllimeve të mia kryesore.

Nëse zgjedhem Kryetar, pres bashkëpunim të sinqertë nga ana e anëtarve dhe Kryesisë.

Me respekt ,

Gegë Efendia

4 Prezentimi i planit njëvjeçar

Kandidati për Kryetar prezentoi planin njëvjeçar. Ai do të bëhet publik pasi që të miratohet dhe detajohet nga Kryesia e re.

5 Votimi i kandidatëve

1) Përgjegjës për Financa: kandidoi Agon Efendiu. Agoni e merr këtë post me vota të plota.

2) Posti i Sekretarit: Kandidoi Elvis amani. Elvisi e merr këtë post me vota të plota.

3) Posti i parë për Përgjegjës të organizimeve: kandidoi Fitim Cami. Fitimi e merr këtë post me vota të plota.

4) Posti i Kryetarit: kandidoi Gegë Efendia. Gega e merr këtë post me vota të plota.

Mbetet për momentin i lirë një post për Përgjegjës të organizimeve. Ai do të plotësohet në të ardhmen.

6 Çështje të tjera

Më pas u diskutua Vlera-Alumni. Ish-anëtarët mund të vazhdojnë të japin kontributin e tyre përmes këtij seksioni i cili synohet të krijohet.

Vendi i mbajtjes së mbledhjeve të ardhshme ishte një pikë tjetër e diskutimit. Deri më tani, vendi më i arsyeshëm mbetet Brukseli, pasi ndodhet në qendër, ka më shumë anëtarë pjesëmarrës dhe është më e lehtë për të gjetur një lokal. U diskutua edhe mundësia që ajo të mbahet në ndonjë vend tjetër, aty ku kemi më shumë anëtarë.

Tjetër pikë e diskutimit ishin edhe kartelat e organizatës, ose kartat e anëtarëve. Nevoja dhe mundësia e bërjes së këtyre kartelave do të diskutohet më tej.

Së fundmi u diskutua edhe numri telefonik i organizatës. Vlera për momentin nuk do të ketë një numër telefoni. Kjo do të ishte një ngarkesë e panevojshme për buxhetin. Kontaktimi i anëtarëve përmes SMS-it do të bëhet edhe më tej prej anëtarve të Kryesisë, pra prej numrit të tyre privat.

Me kaq mbledhja përfundoj. Anëtarët vazhduan edhe për dy orë të tjera të diskutojnë për tema të ndryshme.

VLERA: organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë

Bruksel, 16/02/2014

Leave a Reply