SANE ULB 2024 – Java e mirëseardhjes

Java e Mirëseardhjes për studentët e rinj (SANE) në fakulltetin e ULB-s me studentët e VLERA-s !
Kishim mundësinë të prezantonim shoqatën tonë, të njihnim studentë të rinj dhe të krijonim lidhje të reja. Stenda jonë ishte plot gjallëri, ku shumë studentë dhe të ftuar, përfshirë edhe zëvendës-rektorin e ULB-së, Alain Leveque, u ndalën për të na takuar dhe për të mësuar më shumë rreth aktiviteteve tona. Atmosfera u bë edhe më e këndshme kur filluam të kërcenim nën ritmet e muzikës shqiptare!
Një falënderim i madh për të gjithë ata që u ndalën te stenda jonë dhe ndanë këtë moment me ne. Jemi të lumtur që e nisëm vitin akademik me kaq shumë energji dhe entuziazëm!