Përmbledhja e takimit të gjashtë

Përmbledhje nga takimi i gjashtë i VLERËS (24.02.2013)

Në këtë mbledhje ishin të pranishëm 31 anëtarë dhe diskutuam për këto pika:

  1. Prezantimi i anëtarëve të rinjë
  2. Gjendja e tanishme e organizatës
  3. Llogoja e organizatës
  4. Broshura e organizatës
  5. Alumni Vlera
  6. Organizimi i mbrëmjeve dhe evenementeve të ndryshme:
  • a) Mbrëmje kulturo – artistike – gastronomike
  • b) Udhëtim në Shqipëri
  • c) Shpërndarje e librave historik

1 Prezantimi i anëtarëve të rinjë
Në këtë mbledhje kemi pas kënaqësinë të njoftohemi me shtatë anëtare (studente) të reja
në VLERA. Sipas traditës, dhe me shumë dëshirë u prezantuan dhe u riprezantuan të gjithë
studentët që ishin prezentë në mbledhje.
Anëtaret e reja, të cilave ju urojmë mirëseardhje dhe suksese në studime janë:

  • Gerta: studjon për motër medicinale
  • Ermina: studjon psikologjinë
  • Ardiana: studjon gjuhët e huaja
  • Fatime: studjon për mësuese
  • Elira: studjon për patundshmëri
  • Anita: studjon për përfaqsuese tregtare
  • Nora: studjon kriminologjinë

2 Gjendja e tanishme e organizatës
Agon Efendiu na njoftoj që regjistrimi i organizatës studentore VLERA ka përfundu. Të gjitha dokumentet e nevojshme dhe procedurat ligjore për regjistrimin e organizatës janë perfillë dhe tash vetëm duhet me prit përgjigjen nga organet përkatëse. Njëkohësisht është vendosur që statutin e organizatës me përkthy edhe në gjuhën shqipe.

Në statusin e organizatës është ndarë anëtarësia në dy grupe: studentët që kanë të drejtë vote, dhe studentët pa të drejtë vote. Të gjithë studentët duhet me ja kërku të drejtën e votës kryesisë dhe duhen se paku të jenë prezentë dy herë rradhazi në mbledhje të këshillit të përgjithshëm. Secili student duhet ti plotësoj këto dy kushte për t’u bë anëtar në VLERA. Së pari duhet të dëshmojë që është student. Kjo bëhet permes kartës studentore. Dhe së dyti duhet të paguaj pagesën vjetore prej 10€ për mu anëtarësu në VLERA.

Në këtë mbledhje poashtu kemi vendosur që punimi i uebfaqes të bëhet pass regjistrimit zyrtar të organizatës dhe pas zgjedhjes së llogos. Arsyeja është se këto gjëra janë të ndërlidhura me njëra tjetrën.

3 Llogoja e organizatës
Që në fillim të kësaj pike diskutuese vendosëm që në këtë mbledhje të mos votohet për llogo, por vetëm të bëjmë një brainstorming ideash dhe të krijojmë një grup punues. Para se të fillojmë me propozimet e llogos vendosëm ti rilexojmë kriteret e llogos që anëtarët e rinjë të kenë mundësinë të kontribojnë me ide dhe ti bashkangjiten diskutimit. Së pari vendosëm që të gjithë studentët që kanë dizajnu ndonjë llogo ta prezantojnë atë dhe të shpjegojnë konceptin rreth llogos së tyre. Pastaj mbas prezantimit të të gjitha llogove vendosem të fokusohemi në analizimin e tyre, shikimit me një sy kritik dhe shqyrtimin e të gjitha pikave pozitive dhe negative.

3.1 Krijimi i grupit punues për llogon
Grupi punues ka për detyrë që në bazë të kritikave të llogove që janë prezantu në mbledhje me i kriju disa llogo kualitative (maximum 2 ose 3) që i përmbushin të gjitha kriteret. Këto llogo duhet me ju dërgu kryesisë para datës 17 mars 2013, ora 20h. Anëtarët e grupit punues për llogo : Anila Macula (udhëheqëse e grupit), Arber Dauti, Valdrin Qunaj, Arjan Dalipi, Fitim Cami, Dardan Prebreza, Arbër Halili, Valmir Demaj.

4 Broshura e organizatës
Në mbledhjet e mëparshme e kemi cekur që është e nevojshme me kriju një broshurë informative të grupit tonë studentor Vlera. Duke marrë parasyshë që ende nuk e kemi zgjedhë llogon definitive, atëherë nuk mundemi me bë realizimin final të broshurës. Por ky fakt nuk na ndalon me përpilu përmbajtjen e broshurës si dhe të mendojmë për pamjen e saj. Deadline për përfundimin e broshurës është data e mbledhjës së ardhshme të këshillit të përgjithshëm. Anëtarët e grupit punues për broshurë: Agon Efendiu, Arbër Dauti, Erblin Iskurti, Daorsa Teslica, Arbër Halili.

5 Alumni Vlera
Për mos me humb kontaktin me studentët e Vlerës që diplomojnë ka ardhë ideja me kriju një nënorganizatë të organizatës studentore Vlera që do të mund të quhej ‘Alumni Vlera’. Anëtarët e grupit ‘Alumni Vlera’ do e kenë të drejtën me marrë pjesë në evenemente të organizuara nga grupi studentor Vlera, por nuk do të kenë të drejtë vote nëse vazhdojnë të marrin pjesë në mbledhje të këshillit të përgjithshëm. Edhe në uebfaqen zyrtare të Vlerës do të krijohet një kënd për anëtarët e grupit ‘Alumni Vlera’. Ideja është që studentët të mund të kontaktojnë me të diplomuarit në mënyrë të rrjedhshme nëse këta të parët kan nevojë për ndihmë ose konsulltim.

6 Organizimi i mbrëmjeve dhe evenementeve të ndryshme
6.1 Mbrëmje kulturo – artistike – gastronomike
Duke marrë parasyshë që shumica e shoqërisë tonë Belge apo të huaj dhe disa nga ne nuk jemi të familjarizuar me traditat tona, historinë tonë dhe ushqimet tejet të shijshme tradicionale, ka ardhë ideja me organizu një mbrëmje kulturo – artisike – gastronomike shqiptare. Kjo mbrëmje do të jetë një lloj seminari për kulturën, historinë dhe traditat tona. Poashtu do të ketë vallëzim, këndim dhe ushqime tradicionale shqiptare. Organizimi i një ngjarjeje të tillë kërkon seriozitet të madh sepse ne do të jemi ambasadorët e kombit tonë në sytë e shoqërisë tonë, dhe duhet ti perfaqësojmë vlerat tona sa më denjësishtë. Gjatë mbledhjës patëm diskutim të gjatë në lidhje me datën për realizimin e kësaj ngjarjeje. Fakti që kjo ngjarje kërkon një perkushtim shumë të madh dhe organizim tepër dinjitoz na shtyn me zgjedh ndonjë datë në shtator ose tetor të këtij viti. Por kishte qenë mirë me organizu një mbrëmje të tillë vetëm për familjarët tonë në prill ose maj te këtij viti. Ky mini organizim na ndihmon me u familjarizu pakëz me organizimin e kësaj ngjarjeje dhe do të jetë parapërgatitje tepër e mirë për ngjarjen kryesore që do ta organizojmë në shtator ose tetor. Ngjarja kryesore do ti ketë përafersishtë 300 persona të ftuar. Protagonistët dhe ndihmësit e këtij evenementi do të jenë:

  • Historianë shqiptarë (mundësisht që flasin anglisht)
  • Ambasada e Kosovës dhe e Shqipërisë
  • Organizatorët e Balkan Traffic
  • Grupi vallëtarë ‘Shqipet e Diaspores’
  • Studentët munden me shërby me veshje tradicionale
  • Nënat tona munden me na ndihmu me pregatitjen e ushqimit

Për një realizim sa më të mirë është e nevojshme me kriju sa ma shpejtë grupin punues që merret me idetë, administratën, financat, menyn, mysafirët, …

Anëtarët e grupit punues për mbrëmjen kulturo – artistike – gastronomike janë: Gegë Efendiu (udhëheqës i grupit), Romina, Gerta, Djellza, Anita, Nora, Arbër Dauti, Arbër Halili, Arbër Berisha, Valdrini, Elira, Artani, Fitore, Ardiana, Fitimi, Verdi, Vigani, Vembliu, Anila.

6.2 Udhëtim në Shqipëri
Dy udhëtimet në Ardennes që i ka organizu organizata jonë Vlera kanë rezultu tejet të suksesshme. Për këtë arsye kemi vendosë me organziu një udhëtim tjetër në Shqipëri në muajin korrik ose shtator të këtij viti. Muaji shtator ndoshta do të ishte më i përshtatshëm duke marrë parasyshë që biletat janë më lirë, hotelet më lirë, dhe njëkohësishtë ka edhe më pak turista. Udhëtimi do të zgjatë 7 ose 10 ditë dhe do të permbanë aktivitete të ndryshme. Gjatë këtij udhëtimi do ti vizitojmë qytetet dhe monumentet më të rëndësishme të Shqipërisë.

Disa vlerista kanë shprehë interesimin me i marr edhe shoqërinë e tyre (jo shqiptarë) me vete, që me ua tregu vendin edhe traditat tona. Por jo të gjithë ishin të këtij mendimi, sepse frigohen që gjatë këtij udhëtimi do të formohen grupe te vogla njerëzish, grupi do të bëhet shumë i madh dhe do të ketë probleme komunikimi (shumë gjuhë) mes të gjithë individëve.

6.3 Shpërndarje e librave historik
Një tjetër ide për promovimin e së vërtetës në lidhje me historinë tonë kish qenë që ne si studentë me shku me shpërnda libra historik për Shqipërinë (si e tërë) dhe shqiptarët (në gjuhen angleze ) para Komisionit Europian. Më shumë informata në lidhje me këtë organizim do të kemi në mbledhjen e ardhshme.

VLERA: organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë
Bruksel, 24/02/2012

Leave a Reply