Njoftimi për mbledhjen e shtatë

Shokë dhe shoqe,

Të dielën me 12 maj 2013 mbahet mbledhja e fundit e Këshillit të Përgjithshëm për këtë vit akademik.

Në këtë takim do të prezentohet përmbledhja e gjithë asaj çfare kemi bërë prej themelimit të organizatës e deri më sot, arritjet dhe gabimet. Ta shikojmë se ku jemi, cilat kanë qenë/janë synimet tona dhe se sa i kemi arritur ato. Të debatojmë e të vendosim se si duhet ecur para!

Bëhu pjesë e debatit, sjelle mendimin tënd kritik!

Adresa : Nieuwelaan 149, 1040 ETTERBEEK ( te konviktet e VUB-së).

Në ora 13.00 mblidhemi në ‘Station Brussel-Centraal’/’Gare Bruxelles-Central’ e prej aty nisemi së bashku. Nëse vini drejtpërdrejtë, stacioni më i afërt është ‘Station Etterbeek’/’ Gare d’Etterbeek’. Mbledhja fillon fiks në ora 14.00.

VLERA : Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë.
06 maj 2013

Leave a Reply