- Cet évènement est passé.
Pse jo me mustaqe e gërsheta?
Ftesë për festimin e 101 vjetorit të Pavarësisë.
Organizata VLERA ju fton që ta festojmë 28 nëntorin së bashku, sikurse vitin e kaluar !
Festa nuk është e kufizuar vetëm për studentë shqiptarë, mund të merrni me vete edhe shokë e familjar që dinë të kënaqen e të bëjnë qejf !
Salla ku do ta mbajmë organizimin gjendet në Neder-Over-Heembeek. Me transport publik udhëtimi prej qendrës së Brukselit (De Brouckère, Gare du Midi, Gare du Nord) zgjatë më pak se 30 minuta.
Çmimi i hyrjes është € 5. Pijet do të jenë të përballueshme për secilin student. I gjithë fitimi gjatë kësaj nate do të shkoj në buxhetin e Vlerës, buxhet përmes së cilit synojmë t’i zgjerojmë organizimet tona gjatë vitit 2014.
Mos harroni: BURRAT me mustaqe, VAJZAT me gërsheta !! Rreth orës 00.30 do t’i zgjedhim mustaqet dhe gërshtetat më të mira! Dy fituesit do t’i marrin nga 5 bona secili.
Festa fillon të premten me 29 nëntor në orës 21:00 dhe zgjatë deri në mëngjes.
Eja të festojmë së bashku,
VLERA, organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë.
Laisser un commentaire
Vous devez vous connecter pour publier un commentaire.