« Mbrëmja e Pavarësisë, Mbrëmje Humanitare »

Të dashur bashkëkombas,

Organizata Studentore Shqiptare VLERA, u mblodh sot me idenë për të anulluar mbrëmjen festive parashikuar për kremtimin e festës së Pavarësisë, si pasojë e tragjedisë natyrore që kanë pësuar bashkëatdhetarët tanë në Shqipëri, e cila ashtu si edhe Ju na ka prekur shpirtërisht jashtëzakonisht shumë.

Por pas diskutimeve të shumta mes nesh, në shenjë solidarizimi dhe për tu ardhur në ndihmë viktimave të tërmetit, vendosëm unanimisht të mbahet mbrëmja e Festës së Pavarësisë me 30 Nëntor, ashtu siç e kishim paralajmëruar, dhe TË GJITHA prurjet monetare dhe fitimi i mbrëmjes, t’ju dedikohen viktimave të katastrofës natyrore që preku Shqipërinë me 26/11/2019, në shenjë solidarizimi me bashkëatdhetarët tanë.

VLERA angazhohet të jetë transparente me gjithë të ardhurat e grumbulluara, dhe dorëzimin e tyre familjeve të prekura nga tërmeti, kundrejt proçes-verbalit që do bëhet i njohur më sitën tonë informative.

Ne shpresojmë se do i përgjigjeni masivisht thirrjes tonë, në mënyrë që të mbledhim sa më shumë ndihma për motrat e vëllezërit tanë në nevojë.

Me pëlqimin tuaj, ne mund të bëjmë transparente dhe emrat tuaj, bashkë me shumën e dhuruar.

Në qoftë se jeni në pamundësi për të marrë pjesë në mbrëmjen tonë, shoqëruar me muzikë patriotike shqiptare, ju lutem sipas mundësive, mund të kontribuoni në numrin e kontos bankare të organizatës sonë, e cila u destinohet viktimave.

Të bindur në solidaritetin që na konsideron si komb, dhe shpirtgjerësinë tuaj,

VLERA

Organizata e Studenteve Shqiptare ne Belgjike

——————————————————————————————————————–

IBAN: BE46 0688 9726 0636

Drejt: Vlera ASBL

Komunikacion: Për Shqipërinë

Të dhëna të tjera:

•Adresa: Rue Léon Autrique 4, 1081 Koekelberg

•Orari: 18-20

•Hyrja: 20€ përfshir ushqimin tradicional

Pranojmë rezervime nga llogaria jonë në Facebook dhe Instagram, info@vlera.be ose 0497/301664