Mbledhja e përgjithshme dhe zgjedhjet për periudhën 2018/19 në VLERA

Të nderuar student/e,

Të hënën me datë 01 tetor 2018 VLERA organizoi zgjedhjet për kryesinë e re të organizatës për periudhën 2018/19, dhe vlen të theksohet që kjo ngjarje këtë vit u shënua në një ambient që është shumë i veqantë, në Parlamenti Federal.

Në këtë ngjarje u prezantua raporti vjetor për periudhën 2017/18, raporti financiar, aktivitetet që u realizuan gjatë vitit, për të vazhduar pastaj me zgjedhjen e kryesisë së re. Rreth 30 studentë ishin prezent këtë ditë që vinin nga vendet të ndryshme te Belgjikes ( Liege, Brugge, Namur, Gent, Antwerpen si dhe Bruksel ).

Studentët që kandiduan dhe u përzgjodhen për postet e caktuara në organizatën studentore VLERA janë:

–Qendresa Gërlica, Kryetare
–Teuta Ibrahimi, Sekretare
–Gent Kelmendi, Arkëtar
–Diellza Iberhysaj, Përgjegjëse për aktivitete
–Enis Ukshini, Përgjegjës për aktivitete
–Lirije Ibrahimi, Përgjegjëse për aktivitete
–Denajda Bajraktari, Koordinatore per Namur dhe rrethinë
–Kastriot Asani, Koordinator per Bruksel

Një falenderim të veçantë për Kryesinë e deritanishme të Vlerës për punë e palodhshme dhe të shkëlqyer gjatë mandatit të tyre si dhe për organizmin e këtyre zgjedhjeve demokratike dhe transparente.

Kryesisë së sapozgjedhur i dëshirojme një vit të mbarë dhe me shpresën që do kemi një numër të madh të aktiviteteve dhe iniciativave.
KLIKO KETU PER ME SHUME FOTO

Gjithë të mirat,
KRYESIA

VLERA
Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë
www.vlera.net