Me daten 10 Nëntor 2018, Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë pati nderin dhe kënaqësinë të bashkëpunoj me shoqatën « eagleevent » në BALKAN BAZAAR në Koekelberg.
Ishte një eksperiencë e parë të këtij organizimi dhe fatmirësisht ne, Organizata VLERA u ndamë shumë të kënaqur me suksesin që patëm, dhe çdo shoqatë tjetër që ishin të pranishëm në këtë event.
Falë pjesëmarrjes dhe kontributit që u dha nga çdo qytetar, patëm mundesinë të grumbullojmë një sasi të konsiderueshme monetare, e cila është (2206€). Shumë e cila do të shkojë në organizatën « SOS Fshatrat E Fëmijëve në Kosovë « .
» Besojmë se për atë që bëmë, do te vlejë shumë për ata »
Në emër te organizatës Vlera dhe Eagle event, ju falenderojmë nga zemra për për pjesëmarrjen tuaj duke treguar edhe një herë vlerat tuaja të larta morale dhe njerëzore.
Me shumë dashuri dhe respekt,
VLERA
Organizata e Studentëve shqiptarë në Belgjikë