Diaspora Flet 2020

Ne kemi nderin t’ju informojmë se VLERA do të marrë pjesë në një konferencë të titulluar « Diaspora Flet 2020 ». Konferenca do të zhvillohet virtualisht gjatë tre ditëve, nga 19 nëntor deri më 21 nëntor, duke mbuluar 3 tema :

1. “Avokim & diplomaci”

2. “Biznes & Investime”

3. “Kapitali Njerëzor & Edukimi”Konferenca

« Diaspora flet 2020 » organizohet nga GERMIN.GERMIN është një organizatë lidere jofitimprurëse e specializuar në Angazhimin e Diasporës Shqiptare, në partneritet me organizatën e saj motër me qendër në ShBA, Global Albanians Foundation.

« Lidhu. Krijo. Bashkëpuno » është një mënyrë për të shprehur një ndaj qëllimeve të organizatës GERMIN: kërkimi i ndikimit pozitiv të shqiptarëve që janë pjesë e Diasporës dhe bashkëpunimet që mund të ekzistojnë mes tyre, dhe madje, bashkëpunime ndërkombëtar.

Si përfundim, VLERA është e kënaqur që një organizatë e tillë ka shprehur interesin e saj dhe na fton të përfitojmë nga konferencat që do të jepen gjatë kësaj periudhe.

Ne ju falënderojmë dhe ju përgëzojmë për iniciativat tuaja.

VLERA

Organizata e studentëve shqiptar në Belgjikë