Cheers To Albania !

Përshëndetje miq të Vlerës,

Nëntori, muaji i Shqipërisë, muaji i shqiptarëve, muaji i flamurit.


Me rastin e festës kombëtare të republikës së shqipërisë, organizata studentore Vlera ka nderin t’ju ftojë në mbrëmjen festive që do të organizojë ditën e premte me 23 nëntor 2018.Ky event është i përbëhrë nga dy pjesë:

19:00 – 21:00 : Quizz Time !

Gjatë këtij orari disa aktivitete argëtuese janë te pergaditura.
Se pari nje Quizz rreth Shqiperisë , Historisë, Kulturës, Muzikës.
Më pas do të ketë një “round” tjetër ku do të ketë lojë me piano, prezantjar nga një student.
Në fundë të këtyre aktivitete fituesit do të shpërblehen me çmime të ndryshme. Dhe çmimet do të publikohen gjatë ditëve në vijim.

E njihni historin dhe kulturën Shqiptare mjaftushem ?
Ejani të testojmë së bashku njohurit tona! Do të kemi dhe mundësinë të shijoni nje koktail modest me pije dhe ushqim tradicional.

21:00 – 03:00 : Party Time !

Mbrëmja organizohet me qëllim që të sjellim më pranë të rinjtë shqipëtarë që jetojnë në Belgjikë dhe të festojmë gjithë së bashku këtë festë.
Pjesëmarrja juaj do të na gëzonte jashtëzakonisht dhe do ta gjallëronte mbrëmjen.


Gjithë të mirat,

VLERA
Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë

——————————————————————————————————————–

Adresa : Rue Leon Autrique 4, 1081 Koekelberg
Hyrja : 8€ + 1 soft per antarët e Vlerës ( me kart të antarsimit)
10€ per të tjerëtJu mirëpresim.