Përmbeldhja e takimit të katërt – 04 nëntor 2012
Në këtë mbledhje ishin të pranishëm 32 anëtarë dhe diskutuam për këto pika:
1.Aktivitet argëtues për ditën e flamurit, 28 Nëntorin
-
Gjatë mbledhjes së kryesisë ishte propozuar organizimi i një aktiviteti argëtues me rastin e 28 nëntorit, ditës së flamurit. Propozimi ishte që ky aktivitet të mbahet në një lokal (kafe) në Bruksel pasi që fillimisht kishim folur me pronarin e këtij lokali.
-
Edhe përkundër faktit se atë ditë mund të ketë aktivitete të tjera argëtuese (familjare) në vende të ndryshme, shumica e anëtarëve shprehën dëshirën që ky aktivitet të organizohet ditën e mërkure me 28 nëntor. Me këtë aktivitet do të merren : Gegë Efendia, Artan Dauti, Arbër Halili dhe Vembli Mullatahiri.
2. Format e reja të organizimit si dhe ndyrshimet e mundëshme në statut para regjistrimit të organizatës.
-
Diskutimi rreth kësaj pike filloj pas një analize të shkurtër të statutit, lidhur me pikat që duhet të modifikohen dhe procedurat që duhet ndjekur për regjistrimin e organizatës.
Për të pasur një organizim sa më të mirë dhe për të krijuar mundësinë e organizimit të aktiviteteve të ndryshme, u pajtum që secili anëtar ta bëj një pagesë vjetore. Shumica e anëtarevë u pajtuam që kjo shumë të jetë 10 euro.
-
Një propozim tjetër ishte ai i krijimit të disa posteve të reja, kjo në mënyrë që përgjegjësia të ndahet dhe kështu të rritet cilësia e organizimit. Liridona Gashi dhe Djellza Teslica do të merren me këte cështje. Vendimet do të merren në njërën nga mbledhjet e ardhshme.
-
Lidhur me atë se cfarë ndodhë me ata që diplomojnë, u pajatuam se ata mund të mbesin anëtar me të drejtë vote, të zgjedhin dhe të zgjidhen për sa kohë nuk japin dorëheqje.
-
Këshilli i përgjithshëm u vendos të mbahet dy herë në vit. I pari në mars/prill ndërsa i dyti në shtator/tetor.
-
Poashtu u informuam se regjistrimi kushton reth 150 euro, shumë kjo e cila do të paguhet nga buxheti i organizatës. Para se të dorëzohet statuti Dardan Prebreza dhe Orea Lika do ta kontaktojnë IDJ-në, organizatë kjo e cila ndihmon në krijimin e organizatave të reja.
-
Pas regjistrimit të organizatës do të përpilohen formularët e regjistrimit të anëtarëve, kusht i vetëm do të jetë posedimi i kartës së studentit dhe pagesa e anëtarsisë.
-
Ndër të tjera u tha se është mirë që ndërmjet mbledhjeve të ketë sa më shumë aktivitete të vogla të cilat organizohen nga vetë studentët. Kjo do të ndihmonte në forcimin e ndjenjës së grupit.
3. Mundësia e zgjerimit, gjetja e listave të studentëve të rinjë
-
Që VLERA të rritet duhet kontributi i të gjithëve, andaj secili anëtar duhet të bëj përpjekje të kontaktoj student të rinjë.
-
Përpilimi i një broshure më informacione rreth organizatës e cila fillimisht do t’ju shpërndahet të gjithë anëtarëve e më pas edhe institucioneve të ndryshme u pa si një mundësi e mirë për afirmimin dhe zgjerimin e organizatës tonë. Për përpilimin e kësaj broshure u formua një grup punues prej 4 anëtarëve : Arbër Halili, Arbër Dauti, Agon Efendiu, (Anila Macula) dhe Erblin Iskurti.
4.Drekë/Darkë më ushqime tradicionale
Fillimisht kjo ide ishte propozu në prill të vitit 2012 gjatë kohës kur ishim në Ardennes. Ideja ishte që të organizohet një drekë/darkë me ushqime tradicionale shqiptare, ku të ftuar do të jenë njerëz të ndryshëm.
Qëllimi i këtij aktiviteti është që të mbledhim fonde për financimin e ndonjë projekti humanitar ose për aktivitete të VLERES, gjë e cila do të vendoset në mbledhjet e ardhshme. Poashtu kjo do të na jepte mundësinë që ta promovojmë veten. Ky aktivitet do te mbahet eventualisht në pranverë të vitit 2013. Grupi punues : Gegë Efendia, Artan Dauti, Valentin Demaj dhe Shpat Myftari.
5. Të tjera
-
Logo : u vendos që logo të rishikohet. Të përpilohen kriteret dhe të mblidhen propozimet deri para mbledhjes së ardhshme e cila do të jetë dikur në dhjetor. Të gjitha propozimet duhet të dërgohen te Arbër Halili.
-
Ueb-faqja : me krijimin e ueb-faqes do të mirren Dardan Prebreza dhe Arjan Dalipi.
VLERA: organizata e studentavë shqiptarë në Belgjikë
Bruksel, 04/11/2012