Njoftimi për mbledhjen e katërt

Përshëndetje të gjithëve,

Mbledhja e radhës do të mbahet të dielën me 04 nëntor 2012.

Adresa : Nieuwelaan 149, 1040 ETTERBEEK ( te konviktet e VUB-së).

Në ora 13.00 mblidhemi në ‘Station Brussel-Centraal’/’Gare Bruxelles-Central’ e prej aty nisemi së bashku. Nëse vini drejtpërdrejtë, stacioni më i afërt është ‘Station Etterbeek’/’ Gare d’Etterbeek’.

Pikat për të cilat do të flasim :

  • Aktivitet argëtuese për ditën e flamurit, 28 Nëntorin.
  • Format e reja të organizimit si dhe ndyrshimet e mundëshme në statut para regjistrimit të organizatës.
  • Mundësitë e zgjerimit, gjetja e listave të studentëve të rinjë.
  • Përpilimi i një broshure me informacione rreth organizatës e cila fillimisht do t’iu shprëndahet të gjithë antarëve e më pas edhe institucioneve të ndryshme.
  • Të shikohet mundësia e bashkëpunimit më universitetet e ndryshme në mënyrë që t’iu ndihmojmë studentëve shqiptar që vijnë për të studiuar në Belgjikë (ERASMUS…..)
  • Propozim për një aktivitet të mundshëm humanitar (lexo : drekë/darkë më ushqime tradicionale, ku të ftuar do të jenë njerëz të ndryshëm…..)
  • Të tjera.

Konfirmoni pjesëmarrjen te Agon Efendiu ose Ahmet Krasniqi. Gjatë javës iu lajmërojmë edhe njëherë përmes sms-it. 

Shihemi se shpejti

Leave a Reply