Njoftimi për mbledhjen e gjashtë

Përshëndetje të gjithëve,

Të dielën me 24 shkurt 2013 mbahet mbledhja e rradhës e këshillit të përgjithshëm.

Pikat për të cilat do të flasim:

  • Gjendja e tanishme e organizatës dhe leximi i rendit të ditës
  • Diskutim rreth logo-s së organizatës (shih më poshtë sqarimet rreth logo-s)
  • Broshura e organizatës (e cila do të shpërndahet nëpër universitete e shkolla të larta)
  • Diskutim rreth “Alumni VLERA” – organizata (apo nën organizata e Vlerës) për studentët kanë diplomu e që do të diplomojnë në të ardhmen
  • Të tjera

Adresa : Nieuwelaan 149, 1040 ETTERBEEK ( te konviktet e VUB-së).

Në ora 13.00 mblidhemi në ‘Station Brussel-Centraal’/’Gare Bruxelles-Central’ e prej aty nisemi së bashku. Nëse vini drejtpërdrejtë, stacioni më i afërt është ‘Station Etterbeek’/’ Gare d’Etterbeek’. Mbledhja fillon fiks në ora 14.00. Ju lusim që të mos vonoheni.

VLERA : Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë.

 

Sqarim rreth logo-s:
Normalisht logo do duhej të votohej në mbledhjen paraprake, por meqë nuk ka pasur pjesëmarrës sa duhet, votimi është shty me një afat të pacaktuar. Në ndërkohë është pa e udhës që në këtë mbledhje secili prej studentëve (që ka dëshirë e vullnet) ta punoj një “skicë” të logo-s (pra ta hedh vetëm idenë bazë në letër). Ndërsa gjatë kësaj mbledhje do të votohen këto ide. Ato që shihen si më serioze e që marrin më shumë vota, shkojnë një hap më tutje, ku do përfundohen dhe do të prezantohen në mbledhjen e ardhshme (pas kësaj të 24 shkurtit). Gjatë mbledhjes së 24 shkurtit do të krijohet një grup që do merret vetëm me punën e logo-s (dhe nëse e shohin të udhës mund të bëjnë edhe mbledhje mes vete si lloj “brainstorming”). Nëse keni paqartësi rreth kritereve jeni të lutur që ta kontaktoni Arbër Halilin.