VLERA vazhdon me një tjetër organizim interesant para se të filloj koha e provimeve.
Me ndihmën e Kristela Bytyci Memia dhe me pranimin e Eurodeputetit MEP Louis Michel, VLERA ju fton të merrni pjesë në një vizitë të shoqëruar në Parlamentin Europian, në datë 2 maj 2017, në orën 10.
Gjatë vizitës do të informoheni rreth proçedurave që organizohen në këtë institucion dhe gjithashtu do të keni mundësi për të zhvilluar një seancë pyetje-përgjigje me Eurodeputetit Louis MICHEL.
Për të marr pjesë ju lutemi të na dërgoni EMËR, MBIEMËR (të saktë) dhe numrin e kartës të identitetit para datës 20 prill. Rezervimet bëhen via info@vlera.net ose via facebook Vlera Belgjikë. Vendet janë në numër të kufizuar!
Falenderojmë edhe një herë Kristela Bytyci Memia dhe Zotin LOUIS MICHEL për kohën dhe mikëpritjen e tyre.
VLERA
Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë