TAKIM DHE EKSKURSION NË GENT

Të shtundën në datë 4 nëntor kishim kënaqësinë që të gjithë së bashku të vizitojmë qytetin e Gentit, ku atje u mirëpritem nga Arbëresha Parashmuti- Koordinatore e VLERES në Gent dhe rrethine dhe nga disa studentë anëtarë të Vleres në këtë qytet.
VLERA falenderon të gjithë studentët që ishin pjesë e këtij ekskursioni, i cili kishte për qëllim si njohjen e historisë së këtij qyteti, ashtu edhe njohjen më të mirë me njëri tjetrin dhe organizatën tonë studentore.
Jemi të gëzuar që shohim një numër të madh studentësh të motivuar dhe të angazhuar, dhe shpresojmë në angazhimin tuaj të vazhdueshëm.
Falenderojmë gjithashtu Restorantin ‘Otium‘, për mikëpritjen dhe ofertën e volitshme që na ofroi, restaurant ky me pronar shqipëtar.
Shpresojmë që do shihemi së shpejti në organizimet e rradhës, bashkë me ju dhe studentë të tjerë.
KLIKO KETU PER ME SHUME FOTO
 Ju urojmë një javë të mbarë
VLERA
Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë