« Nënë Tereza mes nesh »

Më 17 tetor 1979, humanistja me origjinë shqiptare, « Nënë Tereza », u nderua me Çmimin Nobel për Paqen. Me rastin e 40-vjetorit të marrjes së këtij çmimi, u organizua konferenca « Nënë Tereza mes nesh » nga shoqata « Nënë Tereza » Namur, me kryetar Adnan Rexhepi dhe kryeorganizatorin e eventeve historike e kulturore z. Arian Bajraktari.

Konferenca kushtuar humanistes dhe nobelistes shqiptare u mbajt më 9 Nëntor në qytetin e Namurit, ku dhe pati prurje shumë të rëndësishme si për nga sasia, ashtu edhe për nga cilësia.Ne konferencë morën pjesë personalitete të shquara të fushës së historisë, artit dhe politikës.

Gjatë kësaj konference , u mbajtën një sërë referatesh, që sollën disa të reja lidhur me figurën aq shumë të studiuar të Shenjtores shqiptare. Disa nga personalitetet më të rëndësishme që ishin te pranishëm në këtë konferencë janë:

Konferencierët Prof. Mathieu Aref, Prof. Dr. Ardian Marashi, Prof. Dr. Stefan Çapaliku dhe znj. Sandra Stillemans.Ambasadorja e Shqiperisë znj. Suela Janina.Ambasadori i Kosovës z. Bernard Nikaj.Ministri i Diasporës z. Pandeli Majko.Kryetari i Malesisë së Madhe z. Tonin Marinaj.Deputetët e Kuvendit së Shqiperisë z. Paulin Sterkaj dhe z. Fate Velaj.

Ndihemi krenar që bashkëpunuam me organizatorët, për suksesin e këtij eventi kulturor të përmasave historike në diasporë.

Faleminderit.

VLERA

Organizata e studentëve shqiptar në Belgjikë