Kuq e zi në VRT

IMG_7227Për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar, vendi ynë u kualifikua në kampionatin europian. Patjetër që ky sukses i arritur e zgjon më shumë shpirtin patriotik të shqiptarit. Me shpirtin shqiptar, gjakun kuq e zi dhe shqiponjën mbi zemër treguam mbështetjen tonë për kombëtaren përballë një publiku belg. VRT, kanali mediatik flaman këtu në Bruksel, organizoi një atmosferë tejet interesante për tifozët gjatë ndeshjeve Shqipëri-Zvicër dhe Shqipëri-Francë, dhe midis tyre e mirëpritur ishte Vlera. Sigurisht, ngjyra e kuqe dominoi kudo.. Fotot flasin vetë. #ALB