Përmbledhje nga festa “Feest in’t park” në Brugge të Belgjikës,
Në Brugge organizohet për çdo vit “Feest in’t park”, një festë ku prezantohen shtete të ndryshme si dhe ka muzikë, ushqim, kërcim, etj…
Organizata Vlera përmes grupit të saj lokal në Brugge, i cili udhëhiqet nga Arbër Dauti, ka aplikuar për pjesëmarrje në këtë festë, ku dje, me 28 qershor, disa nga antarët e organizatës Vlera e kanë pasur një stand (tezgë) në dispozicion për t’a përfaqësuar kombin shqiptar dhe traditat tona në përgjithësi.
Gjatë kësaj dite kemi dhënë informata dhe kemi shpërnda njohuri për kombin tonë, turizmin në Shqipëri (kemi folur shumë rreth turizmit dhe janë shpërndarë broshura), doket e zakonet tona, … Po ashtu për vizitorët e standit tonë kemi shpërnda edhe djathë dhe suxhuk nga Kosova. Ka pasur mjaftë të interesuar, dhe të gjithë njerëzit me të cilët kemi pasur kontakt janë ndarë shumë të kënaqur, të cilët po ashtu kanë ndryshuar mendim rreth Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Shpresojmë që në të ardhmen ta rrisim prezencën tonë nëpër festa të tilla, përmes të cilave kemi mundësi ta përçojmë një shikim tjetër për shqiptarët dhe Shqipërinë.
Brugge, 29 qershor 2014
VLERA, organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë