EKSKURSION NË GENT – 4 Nëntor 2017

Të dashur studentë,

Më 4 nëntor, Organizata studentore VLERA do të organizojë një ekskursion në qytetin e bukur të Gentit.
Dëshirojmë që të shohim sa më shumë prej jush si pjesëmarrës në këtë event.

Qëllimi i kësaj vizite është takimi mes studentëve, njohja më mirë me njëri-tjetrin, shkëmbimi i ideve, informacioneve të ndryshme rreth organizatës tonë studentore dhe eventeve të ardhshme.
Shpresojmë që pjesëmarrja juaj do të reflektoj pozitivisht. 

Pagesa e ekskursionit duhet të bëhet përpara datës 1 nëntor nëpërmjet llogarisë bankare me numër: BE46068897260636 dhe duke vendosur në komunikim Emrin dhe Mbiemrin; me PayPal në adresën vlera.finance@vlera.net ose mund të kryhet drejtëpërdrejtë pranë kryesisë së organizatës VLERA.

Ju mirëpresim të argëtohemi së bashku!
Mos hezitoni të na kontaktoni për çdo pyetje që mund të keni.

Gjithë të mirat 
VLERA,
Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë
www.vlera.net

Programi

  • Vendi dhe Orari i takimit: Gare Centrale –Bruxelles => tek hyrja në orën 10h00                                                    
  • Orari i nisjes nga Brukseli: 10h40   – Ju lutemi të jeni në kohë!                                 
  • Orari i mbërritjes në Gent:  11h29

Tarifa e biletave: Çmimi i biletave në grup (mbi 15 veta): 70% redukim të çmimit (Rezervimi  është i obliguar!
Çmimi i biletave standarte (WE): 10,20 euro (vajtje/ardhje deri në 26 vjeç)

Vizitat në Qytetin e Gentit

  • ​12h00: Dreka (së bashku)
  • ​13h15: !! Shëtitje me varkë – Arbëresha, koordinatorja e Vlerë-s në Gent ka rezervuar varkën për këtë shëtitje dhe nuk mund të kemi vonesa !!

Ciceroni/Guide: do jetë në Frengjisht, në të njejtën kohë Arbëresha do të përkthejë edhe në gjuhën Flamane

  • ​14h15: Château Gravensteen
  • ​Pastaj: Visite Rue de graffiti dhe pont Saint-Michel
  • ​Darka: Së bashku
  • ​Në fund të ditës, do të shkojmë të pimë një pije të gjithë bashkë
  •  Kthimi në Bruksel: nisja nga Genti në orën 22h30 max !!!!

TOTALI I DITËS (pa pagesat extra: dreka/darka) = 12 euro/pers
Reduktimi për anëtarët me kartë: 10 euro Total !