Të dashur miq të « Vlerës »!
Të mërkurën e kaluar me 3 Prill, ashtu siç ju kishim lajmëruar, në ULB u shfaq dokumentari « ZVICRA » në praninë tuaj.
Gjithë së bashku diskutuam dhe debatuam të qenit shqiptar, dhe sfidat e identitetit kur rritemi larg atdheut tonë.Ju falenderojmë përzemërsisht të gjithëve ju, që na u bashkuat në këtë meditim koherent , dhe për vëmendjen tuaj për këtë çështje delikate.
Ju mirëpresim në takimet e radhës.
VLERA
Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë