Dita për pritjen e studentëve të rinj

Përshëndetje studentë

VLERA do të jetë prezent të enjten 14 Shtator nga ora 9h30 deri në 15h në standin e saj në kampusin e Universitetit ULB (Kampus Solbosch -Avenue Paul Héger, 1000 Bruksel, Belgjikë) për të gjithë studentët që kanë dëshirë të informohen rreth studimeve në Belgjikë, më saktësisht në ULB dhe gjithashtu rreth organizatës tonë studentore.

Ju mirëpresim,

VLERA
Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë