- Cet évènement est passé.
ILIRIA NE MBREMJE
22/04/2016 @ 19:00

Përshëndetje!
Muaji prill do të na bëjë bashkë në disa organizime.
Ndryshe nga aktivitetet e tjera të mbajtura në hapësirat e ULB ku përfaqësojmë kulturën shqiptare, këtë herë do të gjendemi diku tjetër dhe në ambient akoma më festiv.
Vlera në bashkëpunim me Eagle Event organizon një mbrëmje ashtu siç e do tanimë tradita jonë, edhe kjo tipike shqiptare.
Të mbledhur rreth një zgare (BBQ), duke shijuar ushqimet e pijet dhe duke kërcyer nën muzikën shqip mes miqsh.
Ju mirëpresim më 22 prill në orën 19, në adresën e mëposhtme:
Les Caisseries
Rue Léon Autrique 4
1081 Koekelberg
Për rezervim kontaktoni në 04/84.81.32.99
VLERA,
Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë
