Chargement Évènements

« Tous les Évènements

  • Cet évènement est passé.

Takim me Blendi Klosin, ministër i mirëqenies sociale dhe rinisë të Republikës së Shqipërisë

03/05/2016 @ 18:3022:00

TAKIM I MINISTRIT BLENDI KLOSI ME TE RINJTE SHQIPTARE NE ULB ME 3 MAJ 2016 ORA 18 :30

Ambasada e Shqipërisë në Belgjikë, në bashkëpunim me Shoqatën studentore « VLERA » do të organizojnë më 3 Maj 2016, ora 18:30 një Bashkëbisedim të Ministrit të Çështjeve Sociale dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë, Zotit Blendi KLOSI me të reja dhe të rinj, nxënës, studentë dhe të punësuar shqiptarë në institucionet e ndryshme belge.

Ministri Klosi do të vlerësojë rolin dhe kontributin e tyre të ndjeshëm në promovimin e imazhit të vërtetë dhe të vlerave më të mira të vendit tonë. Ministri do t’i bëjë të njohura masat dhe realizimet kryesore të qeverisë shqiptare për promovimin e shembujve të shumtë pozitivë dhe për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve shpirtërore, profesionale dhe institucionale me Atdheun.

Temë e bashkëbisedimit do të jetë edhe Programi Kombëtar i Praktikave të Punësimit që tashmë ka hyrë në ciklin e tij të dytë. Falë këtij programi, të rinjtë shqiptarë jashtë vendit mund të kryejnë stazhin/praktikën mësimore për një periudhë deri në tre muaj në institucionet kryesore qeveritare dhe shtetërore në të gjitha nivelet. Vetëm vitin e kaluar kanë kryer këtë stazh në Shqipëri 950 studentë, ndërsa 200 prej tyre janë punësuar në këto institucione.

Jeni të mirëpritur të gjithë për të qenë të pranishëm dhe për të kontribuar me idetë, mendimet, sugjerimet dhe komentet tuaja të dobishme.

Ky Takim do të zhvillohet në ULB, Fakulteti «Solvey » (godina e madhe me ngjyrë të kaltër, Salla « Benetton » ose R 42.5.503
(Kati i Pestë) në këtë adresë:

Avenue ‘’Franklin Roosevelt”, Nr. 42
B- 1050 Bruxelles

Détails

Les commentaires sont fermés.