Përmbledhje nga takimi i pestë i ‘VLERËS’
Në këtë mbledhje ishin të pranishëm 25 anëtarë dhe diskutuam për këto pika:
Gjendja e tanishme e organizatës
Pas informimit të anëtarëve rreth gjendjes së tanishme të organizates, u diskutuan disa pika të statutit që duhet të ndryshohen përpara regjistrimit të organizates.
U vendos që në statut organizata ‘VLERA’ të figuroj si një organizatë e ‘studentëve shqipfolës’ dhe jo si një organizatë e ‘studentëve shqiptarë’. Kjo për faktin se për shtetin belg, studentë shqiptarë janë vetëm ata studentë të cilët janë nga Shqipëria. Përdorimi i termit ‘studentë shqipfolës’ mundëson, edhe në mënyrë ligjore, përfaqësimin e të gjithë studentëve shqiptarë nga mbarë trojet shqiptare.
Sa i përket marrjes së vendimeve në baze të votimit (vendimet e Këshillit të Përgjithshëm dhe Këshillit Administrues – Kryesisë), u vendos që vendimet të merren më shumicë të thjeshtë. Pra 50% plus 1 votë e anëtarëve të pranishëm.
Në rastin kur kemi një rezultat me 50% vota për dhe 50% vota kundër, atëherë është vota e kryetarit/kryetares e cila do ta përcaktoj rezultatin përfundimtar. Shembull: nëse në një mbledhje janë të pranishëm 60 anëtarë, 30 nga këta votojnë për, ndërsa 30 të tjerë votojnë kundër. Atëherë në qoftëse kryetari ka votuar për, rezultati përfundimtar i votimit do të jetë për, në rastin tjetër rezultati do jetë kundër.
Në rastet kur kryetari nuk është i pranishëm, atëherë është vota e nënkryetarit/nënkryetares që do e përcaktoj rezultatin përfundimtar.
Diskutuam edhe për anëtarët e diplomuar. U pajtuam që këta anëtarë ta ruajnë për dy vite statutin e anëtarit të rregullt. Mbas dy viteve këta anëtarë nuk do ta kenë të drejtën e votës mirëpo gjithsesi se do të jenë të mirëseardhur për të japur kontributin e tyre dhe të marrin pjesë në organizimet e ndryshme të “VLERËS”.
Sa i përket zgjedhjes së logos, kryesia në mbledhjen e fundit (mbajtur më datën 02/12/2012) kishte vendosur që logoja të mos votohet në këtë mbledhje. Në mbledhjen e ardhshme do të diskutohet përseri për logon dhe do të vendoset së si të vazhdojmë më tutje, sa i përket këtij procesi. Do të diskutohet edhe nga kryesia paraprakisht.
Postet e reja dhe përbërja e kryesisë
Për një organizim sa më të mirë të ‘VLERËS’, në mbledhjen e fundit u pajtuam që të shtohen disa poste të reja brenda organizatës. Disa prej posteve të mëposhtme janë punu dhe janë konsideru të nevojshme nga Liridona Gashi dhe Djellza Teslica.
Për postin e ‘ICT director’ apo përgjegjës i IT-së, pa asnjë kundërkandidat dhe pa asnjë votë kundër u zgjodh Dardan Prebreza. Ky do të koordinohet me anëtarët e tjerë, të cilët kanë njohuri në këtë lami, dhe së bashku do të kujdesen për mirëmbajtjen e uebfaqes dhe aktiviteteve tjera që ndërlidhen me këtë fushë.
Për postin e ‘Event manger’ apo përgjegjës për ngjarje/aktivitete ishin tre kandidatë, përkatësisht Arbër Dauti, Artan Dauti dhe Gegë Efendia. Me shumicë votash, për këtë post u zgjodh Gegë Efendia. Gjithsesi, secili anëtar ka të drejtën që të propozoj çdo lloj aktiviteti, mirëpo përpara se ky aktivitet t’ju prezantohet anëtarëve të tjerë, duhet që në fillim ti prezantohet Gegës. Pastaj Gega e prezenton para kryesisë dhe kryesia vendosë për apo mos organizimin e aktivitetit. Në rast se vendoset për, atëherë njoftohen të gjithë anëtarët e organizatës, në rastin e kundërt, njoftohet personi ose ideatori i aktivitetit për arsyet e mos organizimit. Gegë Efendia duhet të bashkëpunoj më secilin anëtar i cili shpreh interesim për të ndihmuar organizimin e ndonjë aktiviteti.
Për postin ‘Public Relations’ (PR në vijim) apo mardhëniet me publikun, pa asnjë kundërkandidat dhe pa asnjë votë kundër u zgjodh Artan Dauti.
Në propozimet e Donës dhe Djellzës janë propozu dy poste: një PR për çështje të brendshme – komunikim me anëtarët (internal PR) dhe një PR për çështje të jashtme – komunikim me publikun (external PR). Mirëpo për momentin, organizata nuk është në atë stad, ku i nevojiten dy poste shumë të ngjajshme, mirëpo që i drejtohen publikut të ndryshëm.
Për postin ‘Kryesues/kryesuese i/e kryesisë’ (në frëngjisht “président/e du Conseil d’Administration”), pa asnjë kundërkandidat dhe pa asnjë votë kundër u zgjodh Orea Lika. Ky post përveç kryesimit të mbledhjeve së kryesisë dhe thirrjes së tyre (së paku një herë në muaj), kryeson edhe mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm (mbledhjet me të gjithë anëtarët e “VLERËS”). Në pak fjalë roli i këtij posti është mbarëvajtja e mbledhjeve. P.sh gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, lexon rendin e ditës, ua jep fjalën personave që do flasin për çdo pikë, dhe pastaj edhe çdo personi tjetër gjatë debatit që do pasoj për çdo pikë të rendit të ditës.
Për financa si emër zyrtar është vendos Valentin Demaj, mirëpo ky i fundit do të bashkëpunoj ngushtë me Vembli Mullatahirin rreth financave të organizatës. Rrjedhimisht të dy janë pjesë e kryesisë.
Agon Efendiu do të vazhdoj të jetë kryetar i organizatës deri në zgjedhjet e ardhshme. Dafinë Blakçori do të vazhdoj të jetë nënkryetare dhe Ahmet Krasniqi sekretar, poashtu deri në zgjedhjet e ardhshme të rregullta (që duhet të mbahen në fillim vitin 2014). Të gjitha këto poste hyjnë në fuqi me regjistrimin e organizatës që pritet të përfundoj në fillim të vitit 2013 (dokumentet e nevojshme për regjistrim do të bëhet ç’mos që të dorëzohen gjatë këtij muaji).
Fillimisht u diskutua edhe mundësia e përfaqësimit të një personi për çdo qytet të madh ku kemi anëtarë të “VLERËS” në kryesinë e organizatës. Mirëpo pas një debati mes anëtarëve që ishin të pranishëm në mbledhje, u vendos që çdo qytet ku kemi anëtarë ta ketë nga një person kontaktues apo përfaqësues, i cili do të jetë direkt i lidhur me kryesinë nëpërmjet Artan Dautit (i cili do të jetë koordinator i këtyre personave). Këta persona do të propozohen1 nga kryesia në mbledhjen e ardhshme (që pritet të mbahet kah fillimi/mesi i muajit shkurt të vitit të ardhshëm). Për ta shpjegu rolin e këtyre personave, po ua paraqesim një shembull:
Arbër Halili jeton dhe studion në Anvers, mirëpo për momentin, nuk kemi shumë anëtarë nga Anversi (që vijnë në mbledhje e në aktivitete), por as në listën me studentë, mirëpo jemi në dijeni që ka studentë në Anvers. Roli kryesor i Arbërit është që anëtarët dhe jo anëtarët (por që janë studentë kuptohet) që i kemi në Anvers, t’i ftoj, qoftë edhe për një kafe (psh një herë në muaj) dhe t’ua prezantoj “VLERËN” çdo herë që e takon ndonjë student të ri. Të diskutohet rreth organizimit të “VLERËS”, rreth aktiviteteve të mundshme, por edhe për tema tjera. Pra Arbëri do të veproj lokalisht (pra në qytetin ku jeton), që anëtarët e tanishëm dhe të ardhshëm nga Anversi t’i angazhoj. Pra, të shoqërohen mes vete lokalisht në mënyrë që t’i shtyejm të angazhohen më tepër edhe “globalisht” (pra direkt në organizatë – ku do ta kenë mundësinë të shoqërohen me të gjithë anëtarët e tjerë të “VLERËS”, duke dhënë propozime dhe duke ndihmu në organizimin e aktiviteteve, rritjen dhe mbarëvajtjen sa më të mirë të organizatës).2
Rasti tjetër është me qytetet ku s’kemi anëtarë (psh Liège), në këto qytete ku e dijmë që ka studentë shqiptarë (dhe disa veçse i kemi në një list të studentëve), duhet të gjejmë ndonjë person i cili së bashku me ndihmën e kryesisë do të bëj ç’mos në përhapjen e “VLERËS” në qytetin ku ai/ajo banon përmes shembullit të mësipërm (shembulli me Arbër Halilin).
Anëtarët e zgjedhur për postet e mësipërme bëhen pjesë e Kryesisë. E cila tani përbehet prej 9 anëtarëve: Agon Efendiu, Dafinë Blakcori, Orea Lika, Ahmet Krasniqi, Artan Dauti, Dardan Prebreza, Gegë Efendia, Vembli Mullatahiri dhe Valentin Demaj.
Pushim 3-4 ditor në Ardennes
Duke pasur parasysh suksesin që ka pasur udhëtimi i herës së kaluar në Ardennes (prill 2012) dhe nevojës së shoqërimit mes anëtarëve të rinj (që këta muajt e fundit ka pasur një “boom” të madh), Gegë Efendia propozon që në shkurt të vitit të ardhshëm të organizojmë edhe njëherë një pushim të tillë. Ideja është që pas provimeve të janarit, pra në fillim të shkurtit, të kalojmë një pushim 3-4 ditor sëbashku në Ardennes (mes 4 dhe 8 shkurtit 2013). Më gjërësisht do të na njoftoj Gegë Efendia (në lidhje me datën e fundit për rezervim, detajet lidhur me çmimin, pagesën, nisjen, ardhjen,etj.).
VLERA: organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë
Bruksel, 16/12/2012
1 Me mundësi (vetë)propozimi si kundërkandidat nga secili anëtar i pranishëm.
2 Ky shembull është shtuar pas mbledhjes, thjesht për ta ilustru rolin e secilit përfaqësues apo personi kontaktues në qytetin që do ta përfaqësoj “VLERËN”.