Takimi i tretë :
Ditën e diel me datën 19/02/2012 në ora 12.00 do të takohemi për herë të tretë, në vendin e njejtë si herën e kaluar (detajet i gjeni më poshtë).
Siç edhe e kemi planifiku, me këtë mbledhje do të përmbyllet faza e parë, pra krijimi i organizatës.
Pikat e takimit :
- Votimi/diskutimi i statutit i cili na duhet për regjistrimin e organizatës.
- Përzgjedhja e simboleve të cilat i ka punu Anila dhe të tjerët.
- Mundësia e organizimit të një ndeje për ta festu krijimin e organizatës.
- Nëse kemi kohë flasim edhe për çeshtje të tjera si p.sh. : hapat e mëtutjeshëm.
Në ora 12.00 të gjithe duhet të jemi në Centraal Station / Gare Central, prej aty nisemi së bashku drejtë vendtakimit i cili gjendet në adresen e mëposhtme :
Rue Gretry 79, 1000 Bruxelles. ( Bar ‘The Roosters’ ).
Të gjithë të mirat,
Agon Efendiu