Të dielen me 16 dhjetor 2012 mbahet mbledhja e pestë e këshillit të përgjithshëm. Kjo është mbledhja e fundit deri pas provimeve kështu që jeni të lutur të merrni pjesë të gjithë. Pas mbledhjes do të shkojmë për patinazh.
Pikat për të cilat do të flasim :
- Gjendja e tanishme e organizatës.
- Postet e reja : propozimi dhe zgjedhja e anëtarëve për këto poste si dhe përfaqësuesve të qyteteve të ndryshëm të cilët do të bëhen pjesë e krysisë.
- Logo : me vendim të kryesisë zgjedhja e logos shtyhet për një afat tjetër. Arsyeja është numri shumë i vogël i propozimeve si dhe mospërmbushja e kritereve në disa raste. Caktimi i përsonave të cilët do t’i punojnë logot.
- Propozim për një udhëtim 3 apo 4 ditor pas periudhës së provimeve.
- Të tjera.
Adresa : Nieuwelaan 149, 1040 ETTERBEEK ( te konviktet e VUB-së).
Në ora 13.30 mblidhemi në ‘Station Brussel-Centraal’/’Gare Bruxelles-Central’ e prej aty nisemi së bashku. Nëse vini drejtpërdrejtë, stacioni më i afërt është ‘Station Etterbeek’/’ Gare d’Etterbeek’.
VLERA : Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë.