Përshëndetje të gjithëve,
Mbledhja e radhës do të mbahet të dielën me 04 nëntor 2012.
Adresa : Nieuwelaan 149, 1040 ETTERBEEK ( te konviktet e VUB-së).
Në ora 13.00 mblidhemi në ‘Station Brussel-Centraal’/’Gare Bruxelles-Central’ e prej aty nisemi së bashku. Nëse vini drejtpërdrejtë, stacioni më i afërt është ‘Station Etterbeek’/’ Gare d’Etterbeek’.
Pikat për të cilat do të flasim :
- Aktivitet argëtuese për ditën e flamurit, 28 Nëntorin.
- Format e reja të organizimit si dhe ndyrshimet e mundëshme në statut para regjistrimit të organizatës.
- Mundësitë e zgjerimit, gjetja e listave të studentëve të rinjë.
- Përpilimi i një broshure me informacione rreth organizatës e cila fillimisht do t’iu shprëndahet të gjithë antarëve e më pas edhe institucioneve të ndryshme.
- Të shikohet mundësia e bashkëpunimit më universitetet e ndryshme në mënyrë që t’iu ndihmojmë studentëve shqiptar që vijnë për të studiuar në Belgjikë (ERASMUS…..)
- Propozim për një aktivitet të mundshëm humanitar (lexo : drekë/darkë më ushqime tradicionale, ku të ftuar do të jenë njerëz të ndryshëm…..)
- Të tjera.
Konfirmoni pjesëmarrjen te Agon Efendiu ose Ahmet Krasniqi. Gjatë javës iu lajmërojmë edhe njëherë përmes sms-it.
Shihemi se shpejti