Takimi i parë i grupit lokal – Bruksel

Të premten me 22 nëntor 2013 u mbajt takimi i parë i grupit lokal të Brukselit.

Në fillim të takimit që ja filloj në orën 18:30 u bë një prezantim i studentëve që ishin të pranishëm me qëllim që të njiheshim më mirë me studentët e rinj. Pastaj koordinatori i grupit lokal Shpat Myftari bëri prezantimin e organizatës Vlera dhe po ashtu të aktiviteteve të kaluara, projektet e së ardhmes, qëllimet dhe idetë e organizatës në pergjithësi. Pas këtij prezantimi kemi pasur disa pyetje të studentëve të rinj sa i perkët organizatës, pyetje të cilat morën përgjigje nga koordinatori i grupit si dhe nga studentët e tjerë që janë pjesë e kryesisë së Vlerës. Të gjithë studentët shprehën dëshirën për t’u anëtarësu në organizatë dhe konfirmuan po ashtu ardhjen në festën e 28 Nëntorit.

Pas kësaj , debati dhe përqendrimi shkoj në drejtim të grupit lokal, kryesisht ne aktivitetet e ardhshme të grupit lokal, funksionalizimit sa më të mirë të këtij grupi dhe afrimin e sa më shumë studentëve shqiptarë në Bruskel. Gjatë bisedës u morën po ashtu disa vendime; sikur që çdo 2 javë të ketë një shfaqje të filmit dhe pastaj të ketë debat rreth tij, shfaqja e parë do të mbahet të enjten me 5 dhjetor. Po ashtu u mor vendim që të ketë aktivitete sportive,  të cilat do të lajmërohen me kohë. Studentët patën shumë ide të mira që janë të realizueshme në të ardhmen, të cilat do të organizohen nga studentët me ndihmën e koordinatorit dhe kryesisë.

VLERA: organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë
22/11/2013

Leave a Reply