Categories
Njoftime

Përmbledhje nga takimi i tetë

Përmbledhje nga takimi i tetë i organizatës ‘Vlera’

Në këtë mbledhje diskutuam për këto pika:

  • Funksionalizimi i grupeve lokale
  • Ngritja e fondeve të organizatës
  • Organizimi më rastin e 28 Nëntorit
  • Uebfaqja zyrtare e “VLERËS”

Funksionalizimi i grupeve lokale

Duke pasur parasysh faktin se anëtarët e “VLERËS” janë të shpërdarë në qytete të ndryshme, kohë më parë është dhënë ideja për formimin e grupeve lokale nëpër këto qytete. Qëllimi i kësaj ideje është që në çdo qytet ku kemi anëtarë, të ketë nga një person kontaktues apo përfaqësues, i cili do të jetë direkt i lidhur me kryesinë. Këta persona do të kenë për qëllim që anëtarët dhe jo anëtarët (por që janë studentë kuptohet) që i kemi në qytete të ndryshme, t’i ftoj, qoftë edhe për një kafe (psh një herë në muaj), të diskutohet rreth organizimit të “VLERËS”, rreth aktiviteteve të mundshme, por edhe për tema tjera. Pra, këta përfaqesues do të veprojnë lokalisht (pra në qytetin ku jetojnë), që anëtarët e tanishëm dhe të ardhshëm nga qyteti përkatës të angazhohen, të shoqërohen në mes vete lokalisht në mënyrë që t’i shtyejmë të angazhohen më tepër edhe “globalisht” (pra direkt në organizatë – ku do ta kenë mundësinë të shoqërohen me të gjithë anëtarët e tjerë të “VLERËS”, duke dhënë propozime dhe duke ndihmu në organizimin e aktiviteteve, rritjen dhe mbarëvajtjen sa më të mirë të organizatës).

Fillimisht do të fillojmë me këto qytete : Brugges (Arbër Dauti), Bruksel (Shpat Myftari) dhe Gent (Arbër Dauti ose Fitim Cami – nëse regjistrohet në Gent).

Ngritja e fondeve përmes aktiviteteve të ndryshme

Ngritja e fondeve të organizatës është më se e nevojshme. Ashtu sikur çdo organizatë tjetër, edhe “VLERA” ka nevojë për një buxhet të caktuar për ti mbuluar shpenzimet (pagesa vjetore për regjistrimin ligjore tek organet kompetente, organizimet e ndryshme,…). Deri më tani kemi punuar me një buxhet tepër të limituar, andaj duhen shikuar mundësitë për rritjen e fondeve.
Organizimi i BBQ-së pas mbledhjes (19/10/2013), përveç qëllimit për tu mbledhur së bashku dhe për tu argëtuar, kishte edhe për qëllim që të sigurojë edhe një fond të vogel për organizatën. Të dy këto qëllime u arritën, andaj edhe falenderojmë të gjithë ata që ishin të pranishëm.

Po ashtu disa anëtarë (Gege Efendia, Arber Dauti, Besart Canaj, Romina Haxhiaj, Mira Kaloshi), me qëllim të ngritjes së fondeve për organizatën, kanë marrë iniciativën për shitjen e pijeve dhe ëmbëlsirave në kampusin Etterbeek (VUB), me datën 23/10/2013 prej ores 11.00-13.00. Në rast suksesi, ky aktivitet do të përsëritet mbas 2-3 jave.

Në këtë mbledhje u rishqyrtua poashtu ideja e dhënë kohë më parë për krijimin e një portali më biznese shqiptare, i cili do të na ndihmonte shumë në ngritjen e fondeve për organizatën. Dardan Prebreza, i cili është përgjegjës për krijimin e këtij portali, na informoj se së shpejti do të formohet një grup punues prej 10 anëtarësh, të cilët do të fillojnë të punojnë në këtë drejtim.

Organizimi për 28 Nëntor

Ashtu sikur vitin e kaluar, edhe këtë vit “VLERA” do të organizojë një aktivitet më rastin e festës të 28 Nëntorit. Për dallim nga viti i kaluar, ku aktiviteti u organizua në lokalin ‘Roosters’, këtë vit synojmë të organizojmë një aktivitet më të madh.

Ideja është që të merret një sallë me qira dhe i gjithë aktiviteti të organizohet nga ne. Kjo do të thotë që grupi punues (i cili do të caktohet nga Gegë Efendia) do të përkujdeset për pijet, ushqimin, muzikën, etj. Gegë Efendia na informojë se deri më datën 27/10/2013 do ta kemi një ide për koston e këtij aktiviteti. Në qoftëse shpenzimet për këtë aktivitet janë të mëdha dhe nuk munden të mbulohen nga “VLERA”, atëherë do të shikohet mundësia që edhe këtë vit, këtë aktivitet ta organizojmë në lokalin ‘Roosters’. Gjithsesi, për detajet e këtij aktiviteti, të gjithë anëtarët do të informohen më kohë.

Uebfaqja zyrtare e “VLERA”

Dardan Prebreza na informojë se krijimi i uebfaqes zyrtare (http://www.vlera.net/) ka përfunduar dhe se e njejta do të publikohet në fillim të javës në facebook-grupin e “VLERËS”.
Po ashtu, u informuam se më publikimin e uebfaqes zyrtare, do të fillojë edhe anëtarësimet zyrtare në “VLERA”. Të gjitha detajet për anëtarësim janë të cekura në këtë link:
(http://www.vlera.net/behu-anetar/).

Ju mirëpresim të gjithëve në mbledhjen e ardhshme!

VLERA: organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë

Bruksel, 19/10/2013