Categories
Njoftime

Festa e pavarësisë së Kosovës – Kosovo’s Independence Day

Një falenderim të madh për të gjithë të pranishmit në mbrëmjen e organizuar nga organizata jonë studentore VLERA me rastin e 10 vjetorit të Pavarsisë së Kosovës.

Ishte një atmosferë e ngrohtë dhe festive mes miqsh shqiptarë dhe të huaj.

Të gjithë ju që dispononi video të mbrëmjes ju lutemi të na i dergoni kështu qe ne mund të përgatisim një aftervideo sa më të bukur ! 🙂 

Mirë u takofshim në aktivitetet tona të radhës!
KLIKO KETU PER ME SHUME FOTO

Me respekt,

VLERA
Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë
www.vlera.net
________________________
A warm thanks to all the participants of the party organized by our student organization VLERA on the behalf of the 10th anniversary of Kosovo’s Independence.

It was a warm and festive atmosphere as we hosted both Albanian and foreign friends.

Those of you who have videos from the party please send it to us so we can prepare a nice aftervideo ! 🙂 

We are looking forward to seeing you at our future events!

Regards,

VLERA
Organisation of Albanian students in Belgium
www.vlera.net

Categories
Njoftime

Festa e pavarësisë së Kosovës – Kosovo’s Independence Day


https://www.facebook.com/events/896618753844936

Miq të Vlerës,

Me datë 17 Shkurt 2018 duke filluar nga ora 21:00, VLERA organizon mbrëmje studentore për nder të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Kjo mbrëmje organizohet me qëllim që të sjellim më pranë të rinjtë shqiptarë që jetojnë në Belgjike dhe të festojmë së bashku.
Muzikë live me:
*Xeni & Buli* (student dhe anëtarë në VLERA)
*Grupi Rinia*
*DJ RBlin* (student dhe anëtarë në VLERA)

Të shtundën 17 Shkurt, ejani argëtohuni, ti dhe miqtë tuaj shqiptarë dhe të huaj.
Ju mirëpresim !
Gjithë të mirat,

VLERA
Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë
********
Kur: Të shtunën më 17 Shkurt, 21h
Ku : Avenue Emmanuel Mounier, 87
1200 Woluwe-Saint-Lambert
Parking FALAS!
+ aktivitete kulturo-argëtuese gjatë mbrëmjes !
Çmimi: 10€ (8€ + 1 pije* falas për anetarët që posedojnë karten e anëtarësimit në organizatën studentore VLERA)
*Për çdo pyetje mos hezitoni të na kontaktoni
_____________
Hello everybody,
This Saturday on 17th of February 2018, Join our Party, Albanian or not, Everybody is Welcomed! The purpose of this evening is to bring closer the young Albanians living in Belgium.
Let’s celebrate in a festive and friendly atmosphere all together!

Live music with:
*Xeni & Buli* (student and VLERA member )
*Grupi Rinia*
*DJ RBlin* (student and VLERA member )
We are looking forward to celebrating with you this Saturday and we hope to see you there!
Cheers,

VLERA
Organisation of Albanian students in Belgium
********
When: Saturday, February 17th 2018 at 21.00.
Where: Avenue Emmanuel Mounier, 87
1200 Woluwe-Saint-Lambert
FREE Parking area is also available.
+ Culture & Entertainment Activities during the evening !
General Fee: 10€ VLERA Members Fee: 8€ + 1 free drink*
*If you have any questions, feel free to contact us !

Categories
Njoftime

Gëzuar të gjithëve Festat e fundvitit !

Gëzuar të gjithëve Festat e Fundvitit!

Ju urojmë ti kaloni Krishtlindjet të gëzuar e në harmoni me te dashurit e zemrës!

Urojmë që Viti i Ri 2018 t’ju sjellë vetëm shëndet, mbarësi, sukses dhe dashuri!

Për të gjithë ju studentë urojmë që ky vit t‘ju jap forcën dhe kurajon për ti përballuar me sukses provimet! Le të jetë gjithashtu një mundesi për të takuar njerëz të rinj, për të shijuar aventura të reja dhe për të krijuar kujtime të bukura.

Në të njëjtën kohë, ju informojmë që kryesia e VLERA-s nuk do të jetë shumë aktive këtë periudhë për shkak të sezonit të provimeve.

Gjithë të mirat,

VLERA
Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë
www.vlera.net

Categories
Njoftime

Konferencë ‘‘Sistemi Multi-Etnik i Kosovës: pengesat, përparësitë dhe sfidat e së ardhmes‘‘ nga Adrian Zeqiri

Të Mërkurën në datë 22 Nëntor, VLERA– Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë, pati nderin të mirëpres ekspertin e çështjeve të minoriteteve në Kosovë dhe njëkohesisht drejtor i përgjithshëm i European Center for Minority Issues Kosovo (ECMI Kosovo), Zotin Adrian Zeqiri në konferencën e titulluar: ‘‘Sistemi Multi-Etnik i Kosovës: pengesat, përparësitë dhe sfidat e së ardhmes‘‘. Ai ndau me një publik të gjërë ne ULB (Université Libre de Bruxelles) eksperincën e tij në këtë fushë duke theksuar në menyrë të vecantë pengesat, përparësitë dhe sfidat që presin Kosovën në krijimin e një sistemi multi-etnik. KLIKO KETU PER ME SHUME FOTO

Falenderojmë edhe njëherë, Zotin Adrian Zeqiri për gatishmërinë e treguar dhe perkushtimin i tij në prezantimin e çështjeve të zgjedhura të cilat gjallëruan konferencën dhe ndezën mendimin kritik midis pjesmarrësve.

Gjithashtu falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit si për interesin e treguar, duke ngritur pyetje te cilat krijuan një diskutim konstruktiv dhe të këndshëm, ashtu edhe për praninë e tyre të paçmueshme për ne.

Duke shpresuar në pjesëmarrjen tuaj edhe në eventet e ardhshme të organizatës tonë, ju urojmë nje dite të mbarë.

VLERA
Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë
www.vlera.net
___________________
On Wednesday, November 22nd, VLERAOrganisation of Albanian students in Belgium hosted the conference titled: “Kosovo’s Multi-Ethnic System: Obstacles, Priorities and Challenges of the Future”.  We had the honor of welcoming, Mr. Adrian Zeqiri, who is an expert on minority issues in Kosovo and at the same time the general director of the European Center for Minority Issues Kosovo (ECMI Kosovo). He shared his expertise with a wide audience at ULB (Université Libre de Bruxelles), highlighting/emphasizing in particular the obstacles, advantages and challenges that Kosovo is facing in terms of creating a multi-ethnic system.

We would like to thank once again Mr. Adrian Zeqiri for his presence, and the dedicated work on presenting the selected issues that enlivened  the conference and sparked critical thinking among the participants.
We would also like to that thank all the participants for the showed interest and raising questions that created a constructive and pleasant discussion.

We are looking forward to seeing you at our future events!

Regards,

VLERA
Organisation of Albanian students in Belgium
www.vlera.net

Categories
Njoftime

Festa e Flamurit !

Përshëndetje të gjithëve, 

28 Nëntori 2017 shenoi 105 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit. Kjo është padyshim nje ndër ngjarjet më të bukura për çdo bashkëkombës kudo që jeton. 

Me rastin e kësaj feste organizata studentore VLERA organizoi një mbrëmje festive ku festuam së bashku me ju miq të dashur. Kështu qe ju falenderojme për pjesëmarrjen tuaj.

Një falenderim i veçant shkon për Kryebashkiakun e Tiranës, Zotin Erion Veliaj dhe Ambasadoren e Shqipërise ne Belgjikë, Zonjen Suela Janina të cilet na nderuan me prezencën e tyre ne këtë mbrëmje festive. 
                                          KLIKO KETU PER FOTOT E MBREMJES 
Mirë u takofshim në aktivitetet tona të radhës!

Me respekt,

VLERA
Organizata e studentëve shqipëtar në Belgjikë
___________________
Hello everybody,

November 28th marked the celebration of the 105th anniversary of Albania’s independence.

It is undeniably the most beautiful celebration for every compatriot wherever he/she lives.

To mark this important day for the Albanian nation, student organization VLERA organized a festive event to celebrate. We would like to thank you for joining us in these celebrations and for making it such a joyous occasion.

We would especially like to thank the Mayor of Tirana, Mr. Erion Veliaj and the Ambassador of Albania in Belgium, Ms. Suela Janina who both honoured us with their presence.

We are looking forward to seeing you at our future events!

Regards,

VLERA
Organisation of Albanian students in Belgium