Ballkan Trafik Festival – 2019

Edicioni 2019 të festivalit Ballkan Trafik u mbyll me shumë sukses. Patëm previlegjin të prezantojmë me dinjitet komunitetin e studentëve shqiptar në Belgjikë, por dhe kulturën tonë shqiptare në përgjithësi.

Dëshirojmë të falenderojmë organizatorët, që na bënë partnerë partikuliere të eventit, por gjithashtu gjithë bashkëatdhetarët tanë dhe gjithë personat që na kontaktuan dhe ndanë eksperiencat e tyre, apo atyre që kërkuan informacion mbi kulturën tonë shqiptare.

Ndamë një eksperiencë lumturie me ju të gjithë.Shifëmi vitin tjetër Ballkan Trafik!, me më shumë larmi kulturore

VLERA

Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë

Doku “Zvicra” – Diskutim

Të dashur miq të « Vlerës »!

Të mërkurën e kaluar me 3 Prill, ashtu siç ju kishim lajmëruar, në ULB u shfaq dokumentari “ZVICRA” në praninë tuaj.

Gjithë së bashku diskutuam dhe debatuam të qenit shqiptar, dhe sfidat e identitetit kur rritemi larg atdheut tonë.Ju falenderojmë përzemërsisht të gjithëve ju, që na u bashkuat në këtë meditim koherent , dhe për vëmendjen tuaj për këtë çështje delikate.

Ju mirëpresim në takimet e radhës.

VLERA

Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë

Food Festival – VLERA në bashkëpunim me AIESEC – 2019

Ashtu si vitin që shkoi edhe sivjet Organizata Studentore VLERA pati një bashkëpunim të suksesshëm me Aiesec. Ishte kënaqësi e vecantë të shihnim studentë dhe profesorë që shijuan ushqimet tradiconale në stendën tonë.
Pjesëmarrësit patën mundësi të informohen gjithashtu rreth organizatës tonë dhe projekteve të ardhshme.

Shihemi në eventet e ardhshme.

Gjithë të mirat,
VLERA
Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë

VLERA me Studentët!

Organizata studentore shqiptare « VLERA » mbështet fuqimisht kauzat dhe kerkesat e studentëve të ngritura në protestë dhe shprehin solidaritetin e plotë me protestat të motrave dhe vëllezërve tanë student në Universitetet e vendin tonë mëmë, Shqipëri.

Protestat ne Tirane – 5.12.2008

Organizata studentore Vlera po e ndjek me vëmendje protesten më të madhe studentore.Kauza juaj, çështja juaj, lufta kundër informalitetit, korrupsionit, tarifave të larta dhe diskriminimit, janë kërkesat legjitime minimale për çdo të ri, që nëpërmjet shkollimit të lartë kërkon ti shërbejë shoqërisë në të ardhmen me mendësi dhe forma të reja europiane, larg mediokritetit, shantazhit dhe arrogances.Të dashur bashkëmoshatarë studentë.

Ju sigurojmë se jemi me ju, ju mbështesim pa rezerva në kërkesat tuaja. Ju po luftoni edhe për ne. Mos u tërhiqni. Informaliteti duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë. Vetëm ju keni të drejtën legjitime e morale, që me pastërtinë e shpirtit rinor, ta përmbysim një herë e përgjithmonë informalitetin, dhe të hapni rrugët solide për një shoqëri moderne demokratike bashkëkohore.

VLERA

Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë

Marché de Noël – Kerstmarkt në Koekelberg, Bruksel

Pershendetje,

Këtë fundjavë, me rastin e festav të fundvitit, VLERA do të jetë e pranishme së bashku me EagleEvent në “Marché de Noël” te Koekelberg. Mundësia për t’u takuar dhe mar energji per provime rreth nje çokollate ose verë të nxehtë, gështenja dhe ushqim tadicional.

Fitimet do të shkojnë në dy familje në nevoj në Koekelberg.

Shihemi !

VLERA,

Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë

Faqja 5 prej 24« E para...34567...1020...E fundit »