Një mëngjes në Ambasadë të Kosovës

Kaluam një mëngjes punë me Ambasadorin e Republikës së Kosovës z. Bernard Nikaj. Diskutuam për projektet e ardhëshme të organizatën studentore shqiptare dhe sfidat që kemi para.

Dëshirojmë ta falënderojmë Ambasadorin dhe ekipin e tij për ftesën. Jemi të kënaqur me konstruktivitetin e bisedimeve dhe ndjehemi me fat, që kemi një mbështetje e tillë!

VLERA

Organizata e Studenteve Shqiptare ne Belgjike

“Nënë Tereza mes nesh”

Më 17 tetor 1979, humanistja me origjinë shqiptare, « Nënë Tereza », u nderua me Çmimin Nobel për Paqen. Me rastin e 40-vjetorit të marrjes së këtij çmimi, u organizua konferenca “Nënë Tereza mes nesh” nga shoqata “Nënë Tereza” Namur, me kryetar Adnan Rexhepi dhe kryeorganizatorin e eventeve historike e kulturore z. Arian Bajraktari.

Konferenca kushtuar humanistes dhe nobelistes shqiptare u mbajt më 9 Nëntor në qytetin e Namurit, ku dhe pati prurje shumë të rëndësishme si për nga sasia, ashtu edhe për nga cilësia.Ne konferencë morën pjesë personalitete të shquara të fushës së historisë, artit dhe politikës.

Gjatë kësaj konference , u mbajtën një sërë referatesh, që sollën disa të reja lidhur me figurën aq shumë të studiuar të Shenjtores shqiptare. Disa nga personalitetet më të rëndësishme që ishin te pranishëm në këtë konferencë janë:

Konferencierët Prof. Mathieu Aref, Prof. Dr. Ardian Marashi, Prof. Dr. Stefan Çapaliku dhe znj. Sandra Stillemans.Ambasadorja e Shqiperisë znj. Suela Janina.Ambasadori i Kosovës z. Bernard Nikaj.Ministri i Diasporës z. Pandeli Majko.Kryetari i Malesisë së Madhe z. Tonin Marinaj.Deputetët e Kuvendit së Shqiperisë z. Paulin Sterkaj dhe z. Fate Velaj.

Ndihemi krenar që bashkëpunuam me organizatorët, për suksesin e këtij eventi kulturor të përmasave historike në diasporë.

Faleminderit.

VLERA

Organizata e studentëve shqiptar në Belgjikë

Kryesia e Vlerës – 2019-2020

Të hënën me datë 21 tetor 2019 VLERA organizoi zgjedhjet për kryesinë e re të organizatës për periudhën 2019-2020.

Në këtë ngjarje u prezantua raporti vjetor për periudhën 2018-2019, raporti financiar, aktivitetet që u realizuan gjatë vitit, për të vazhduar pastaj me zgjedhjen e kryesisë së re. Rreth 15 studentë ishin prezent këtë ditë që vinin nga vendet të ndryshme te Belgjikes ( Liege, Brugge, Namur, Gent, Antwerpen si dhe Bruksel ).

Studentët që kandiduan dhe u përzgjodhen për postet e caktuara në organizatën studentore VLERA janë:

Sezen SENTURk Koordinatore per Namur dhe rrethinë
Kastriot ASANI Koordinatore per Bruksel dhe rrethinë
Denajda BAJRAKTARI Sekretare e Përgjithshme
Livia ALICANAJ Koordinatore per Antwerpen dhe rrethinë
Diellza IBERHYSAJ

Përgjegjëse për aktivitete
Genti KELMENDI
Kryetar

Linda MYRTAJ Koordinatore per Liège dhe rrethinë
Hatixhe MURTEZANI
zv. Përgjegjëse për aktivitete

Një falenderim të veçantë për Kryesinë e deritanishme të Vlerës për punë e palodhshme dhe të shkëlqyer gjatë mandatit të tyre si dhe për organizmin e këtyre zgjedhjeve demokratike dhe transparente.

Kryesisë së sapozgjedhur i dëshirojme një vit të mbarë dhe me shpresën që do kemi një numër të madh të aktiviteteve dhe iniciativave.

Gjithë të mirat,
KRYESIA

VLERA
Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë

Time To Vote

Ora e zgjedhjeve të reja te Vlera, po bie!
Ju ftojmë të gjithëve të merrni pjesë, në mbledhjen zgjedhore në fundjavës tjetër (data dhe vendi për t’u caktuar).

Ju doni të jeni pjesë e Vlera?
Ju dëshironi të angazhoheni dhe kontribuoni në organizatën e studentëve shqiptar, të motivuar ashtu si dhe ju? Kërkoni të promovoni kulturën shqiptare dhe të bëni aktivitete të bukura?
Atëhere bashkohuni me ne!

Nisni atëhere një letër motivacioni me emrin, mbiemrin, studimet që vazhdoni, postin që mendoni të zini në organizatë dhe përse, në adresën mail: info@vlera.be ‼️për maksimum 16 Tetor, në mesnatë (00h00)‼️
Pastaj ejani në mbledhjen zgjedhore!

Vendet vakante janë:
Kryetar (e)
Nënkryetar(e)
Arkëtar(e)
Sekretar(e)
Kordinator (e) i qyteteve (Bruksel, Antwerpen, Gent, Namur, Liège, Louvain-la-Neuve…)
Organizator eventesh.
Social media manager

Me kënaqësinë t’ju takojmë së shpejti!


Vlera
Organizata e studentëve shqiptar në Belgjikë.

“NE MUNDEMI”

Përshëndetje të gjithëve.

VLERA, shoqata e studentëve shqiptar në Belgjikë, ka kënaqësinë e madhe t’ju falenderojë ngrohtësisht, të gjithëve ju, për pjesëmarrjen masive në konferencën e titulluar ’’ NE MUNDEMI ’’, me temën : ‘’Roli dhe pozicioni i gruas në shoqërinë shqiptare’’ !

Një analizim të përgjithshëm të rolit dhe të së drejtave të gruas aktuale në Europë dhe në vendet tona amtare, e mbajti aktivistja e njohur e të drejtave të gruas, zonja Deputete Europiane, Marie Arena.

Me shumë emocion u ndoq diskutimi i z. Michel De Maegd, i cili dëshmoi me foto dhe fjalë kalvarin e vuajtjeve të nënave e motrave tona në luftën për çlirimin e Kosovës. Theksojmë se z. Michel De Maegd ka qenë gazetar i televizionit belg RTL-TVI, dhe e ka ndjekur drejtpërdrejt luftën çlirimtare në Kosovë, dhe shpërnguljen masive të shqiptarëve nga represioni serb.

Një trajtim të hollësishëm të rolit dhe pozicionit të gruas shqiptare në shekuj, që nga periudha kanunore dhe deri në ditët tona, e trajtoi me një sintezë të qartë historiani dhe letrari z. Safet Kryemadhi. Pasqyrimi i gjithanshëm mes komplekseve tradicionale shekullore të shoqërisë shqiptare nga njëra anë, por edhe vlerësimi i gruas në familje bashkë me rolin e saj vendimtar në edukim, si dhe emancipimin gradual deri në ditët tona në anën tjetër, u ndoqën me shumë interes nga pjesëmarrësit.

Sipari i kësaj konference arriti me diskutimin në formë pyetje-përgjigje, me aktivisten e shquar shqiptare, themeluesen e Lëvizjes ‘’BeatSexism ‘’, znj. Blerta Sejdija. Aftësitë e saj për sensibilizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të gruas, si dhe militantizmi energjik i saj në më shumë se 20 shtete të ndryshme, janë për tu admiruar dhe krenuar me këtë pionere të flaktë, por gjithashtu janë edhe një burim frymëzimi për gjitha femrat në luftën e tyre të drejtë për barazi gjinore e shoqërore.

Duam t’i falenderojmë përzemërsisht të katër lektorët tanë për trajtimin profesional të temës në fjalë, dhe kohën e tyre të çmuar të vënë në dispozicion për pregatitjen e eventit.

Ambasadorët e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës akredituar në Bruksel, përkatësisht zonja Suela Janina, dhe zoti Bernard Nikaj, përshëndetën konferencën dhe cituan edhe pozicionin e gruas sot në shtetet tona respektive, duke plotësuar kështu panoramën aktuale të pozicionit të gruas shqiptare në shoqërinë e sotme. Vlerësojmë shumë prezencën në event, dhe duhet të theksojmë se në saj të punës së tyre është krijuar një klimë e re mes shteteve tona amë dhe diasporës këtu në Belgjikë. Mund të themi se Ambasadat tona në Bruksel, janë vërtetë shtëpitë tona të dyta. Ju falenderojmë shumë për mbështetjen tuaj të ngrohtë.

Ju faleminderit shumë përzemërsisht.

VLERA

Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë

Faqja 4 prej 24« E para...23456...1020...E fundit »