VLERA : “Jemi me ty Shqipëri”

Qe nga data 26 Nentor dhe deri me sot VLERA ka ndermarre disa veprimtari dhe aktivitete, duke u solidarizuar me bashkatdhetaret tane te prekur nga fatkeqsia natyrore ne Shqiperine e mesme, por edhe duke u kordinuar me disa shoqata jofitim prurese ketu ne Belgjike.

Kemi marre disa vendime per aktivitete te ndryshme, qe nga mbledhja e fondeve, ndihmave materiale deri te homazhet dhe nderimeve per viktimat dhe te mbijetuarit nga termeti fatkeq.

Nga ajo dite kemi hapur nje llogari bankare ne emer te organizates VLERA, per te mbledhur donacionet e çdo dhuruesi, duke ju dhene mundesine te kontribuojne secilit sipas mundesive.

Te enjten me 28 Nentor, ishim te ftuar nga Bourgmestre i Koekelbergut, bashke me shoqata te tjera shqiptare, ne nje moment perkujtimi ne heshtje, ne kujtim te viktimave te fatkeqsise natyrore, duke i respektuar ne menyre dinjitoze ato.

Te premten me 29, kontaktuam Bourgmestre te Saint-Josse ketu ne Bruksel dhe beme te mundur hapjen e nje libri ngushellimesh ne nderim te te gjithe viktimave te termetit, duke i mbeshtetur dhe ngushelluar moralisht gjithe te prekurit dhe popullin shqiptar ne keto momente te veshtira.

Liber ngushellimesh – Saint-Josse, Bruksel
Liber ngushellimesh – Ambasada e Shqipërisë, Bruksel

Te shtunen me 30 Nentor, kryem organizimin e nje mbremje te parashikuar me rastin e Pavaresise, duke ja ndryshuar qellimin dhe e kthyem ne nje mbremje bamiresie me qellimin e vetem, mbledhjen e fondeve dhe donacioneve ne favor te zonave te prekura nga fatkeqsia natyrore. Pra nje darke tradicionale shqiptare, kundrejt 20 euro per person ne pjesen e pare te mbremjes, dhe e dyta muzike patriotike shqiptare ku moren pjese jo pak te rinj dhe te reja shqiptar me banim ne Bruksel dhe me gjere. Te gjithe te ardhurat jane derdhur ne konton bankare destinuar viktimave te termetit.

Te henen me 2 Dhjetor, me mbeshtetjen e Universitetit te Lire te Brukselit, kemi grumbulluar ndihma te shumta materiale, te cilat kane mberritur ne destinacion ne ate fundjave.

Ju informoj se gjithe anetaret e Organizates Studentore VLERA Bruksel, kan qene te mobilizuar ne maksimum dhe fale punes se palodhur arritem te dergojme shume ndihma materiale, kryesisht batanie, çadra, veshmbathje te reja, ilaçe dhe materiale paramedikale per te demtuarit, si dhe kemi grumbulluar me aktivitetet tona dhe me donacione shumen e 3410 Euro, te cilat kane destinacion te njejte.

Shpesojme t’ju kem informuar pergjithesisht mbi aktivitetin e Organizates tone, solidarizues ndaj bashkatdhetareve tane te prekur nga fatkesia natyrore. Shpresojme keshtu te kemi kontribuar sado pak ne ripertritjen e jetes dhe rikthimin e shpreses dhe besimit ne vend.

Me respekt,

VLERA

Organizata e Studenteve Shqiptare ne Belgjike

“Mbrëmja e Pavarësisë, Mbrëmje Humanitare”

Të dashur bashkëkombas,

Organizata Studentore Shqiptare VLERA, u mblodh sot me idenë për të anulluar mbrëmjen festive parashikuar për kremtimin e festës së Pavarësisë, si pasojë e tragjedisë natyrore që kanë pësuar bashkëatdhetarët tanë në Shqipëri, e cila ashtu si edhe Ju na ka prekur shpirtërisht jashtëzakonisht shumë.

Por pas diskutimeve të shumta mes nesh, në shenjë solidarizimi dhe për tu ardhur në ndihmë viktimave të tërmetit, vendosëm unanimisht të mbahet mbrëmja e Festës së Pavarësisë me 30 Nëntor, ashtu siç e kishim paralajmëruar, dhe TË GJITHA prurjet monetare dhe fitimi i mbrëmjes, t’ju dedikohen viktimave të katastrofës natyrore që preku Shqipërinë me 26/11/2019, në shenjë solidarizimi me bashkëatdhetarët tanë.

VLERA angazhohet të jetë transparente me gjithë të ardhurat e grumbulluara, dhe dorëzimin e tyre familjeve të prekura nga tërmeti, kundrejt proçes-verbalit që do bëhet i njohur më sitën tonë informative.

Ne shpresojmë se do i përgjigjeni masivisht thirrjes tonë, në mënyrë që të mbledhim sa më shumë ndihma për motrat e vëllezërit tanë në nevojë.

Me pëlqimin tuaj, ne mund të bëjmë transparente dhe emrat tuaj, bashkë me shumën e dhuruar.

Në qoftë se jeni në pamundësi për të marrë pjesë në mbrëmjen tonë, shoqëruar me muzikë patriotike shqiptare, ju lutem sipas mundësive, mund të kontribuoni në numrin e kontos bankare të organizatës sonë, e cila u destinohet viktimave.

Të bindur në solidaritetin që na konsideron si komb, dhe shpirtgjerësinë tuaj,

VLERA

Organizata e Studenteve Shqiptare ne Belgjike

——————————————————————————————————————–

IBAN: BE46 0688 9726 0636

Drejt: Vlera ASBL

Komunikacion: Për Shqipërinë

Të dhëna të tjera:

•Adresa: Rue Léon Autrique 4, 1081 Koekelberg

•Orari: 18-20

•Hyrja: 20€ përfshir ushqimin tradicional

Pranojmë rezervime nga llogaria jonë në Facebook dhe Instagram, info@vlera.be ose 0497/301664

Le të bëhemi bashkë më Shqipërinë !

Një tërmet i fuqishëm shkundi Shqipërinë ku pas lëkundjeve të njëpasnjëshme, ai i orës 03:55 të mëngjesit të së martës, me magnitudë 6.4 ballë, rrëzoi pallate e shënoi dëme të shumta, duke lënë fatkeqësisht 11 viktima.

Në këto momente të rënda zemrat dhe lutjet tona janë me ty Shqipëri!

Shpresojmë që njerëzët dhe familjet t’i keni shëndosh e mirë.

Në këtë ditë të vështirë le të bëhemi bashkë e të ndihmojmë shqiptarët tonë të prekur nga tërmeti!

VLERA

Organizata e Studenteve Shqiptare ne Belgjike

“2 gisht Mjaltë”

Me 25 Nëntor Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi u ftuan mes nesh në ambientet e ULB për të na ofruar një moment relaks Made In Albania!

Falenderojmë ata që ishin të pranishëm, shpresojmë t’iu shohim edhe më të shumtë në seancën tjetër për të vazhduar të qeshim, qajmë, çuditim dhe thjesht të jetojmë së bashku!

VLERA

Organizata e Studenteve Shqiptare ne Belgjike

Projektim “2 Gishte Mjalte”

Filmi “2 Gishte Mjalte” i zgjedhur nga ju do të projektohet te Hënën me datë 25/11 ne kampusin e Solbosch (ULB), salla K.3.401 në orën 20:00 e mbrëmjes.

Dëshirojmë shumë t’ju shohim të gjithëve aty dhe të kalojmë disa momente gazmore me aktorët Shqiptarë protagonist.

Ju garantoj që do shkriheni së qeshuri.

Mos e humbisni!

Shihemi!

VLERA

Organizata e Studenteve Shqiptare ne Belgjike

——————————————————————————————————————–

Hyrja falas

Adresa: Avenue Paul Héger 22 Bruxelles

Mundësi me ble:

-një popcorn i vogël+një pije➡️ 2€

-një popcorn i madh+një pije🔽3€

Faqja 3 prej 2412345...1020...E fundit »