Në mbështetje të kërkesave të studentëve të Universitetit të Tiranës

Ne, studentët e organizatës së studentëve shqiptarë në Belgjikë, VLERA,

Mbështetesim kërkesat e studentëve të Universitetit të Tiranës,

Kërkesat e studentëve për heqjen e mesatares (6) si kusht për vazhdimin e masterit, heqjen e kushtit të pagesës së shumës prej 30% në fillim të vitit akademik, heqjen e pagesës për provimet e mbartura janë më se të drejta. Secili student duhet të solidarizohet me këto kërkesa dhe të angazhohet në realizimin e plotë të tyre! Continue reading

Reaction related to the UEFA’s decision

Basing on the agreement taking by the investigative commision of UEFA, concerning the incident during the game Serbia Albania, to whom the appeal has been given in favor of the Serbian football federation, and to the Albanian football federation to which has been given a substantial fine.

The investigative commision of UEFA yesterday came forth with a decision concerning an incident occuring during the Serbia – Albania game played on the 14th October 2014.
Among other decisions, Serbia has been awarded a 3 – 0 win, whereas the Albanian football federation fined with a 100.000€ fine. Continue reading

Reagim në lidhje me vendimin e UEFA-së

Reagim

Pas vendimit të djeshëm të komisionit hetues të UEFA-s lidhur me incidentet në ndeshjen Serbi-Shqipëri, ku fitorja i është dhënë kombëtares serbe dhe ku federata shqiptare është dënuar me një gjobë të konsiderueshme. VLERA : organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë shpreh indinjatën e saj të thellë lidhur me këtë vendim!

Jemi befasuar për keq nga mungesa e objektivitetit që ka treguar UEFA në këtë rast.
VLERA dënon ashpër dhunën dhe racizmin, prandaj joobjektiviteti i një organizate të madhe siç është UEFA na indinjon shumë. Aq më tepër kur ajo do duhej të tregonte qartë se dukuri të tilla nuk kanë vend në fushën e blertë! Continue reading

Koncert me ALBAN SKENDERAJ / Grupi Rinia

vleraflyer

Me rastin e 28 Nëntorit, VLERA organizon koncert me ALBAN SKENDERAJN dhe Grupin Rinia me ç’rast iu ftojmë të festojmë së bashku!

Rezervimi i biletave bëhet duke e paguar shumën prej €12 në xhirologarinë e mëposhtme :

VLERA asbl
BE46 0688 9726 0636
(shëno emrin dhe mbiemrin)

Për anëtarët e organizatës VLERA të cilët e kanë paguar anëtaresine vjetore, çmimi është €10 + një pije falas.

Data e fundit për kryerjen e pagesës është 24 nëntori.

Në rast se ka vende te lira, pagesa mund të kryhet edhe tek hyrja, çmimi në këtë rast është €15.

Ke pyetje ? Na shkruaj në : INFO@VLERA.BE

Ky koncert u sponsorizua nga :

Quartier Général
Pizzeria Altamira
Alp Decor
Qebaptorja Drini

“Feest in’t park” – Shqipëria – 28 qershor 2014

09

Përmbledhje nga festa “Feest in’t park” në Brugge të Belgjikës,
Në Brugge organizohet për çdo vit “Feest in’t park”, një festë ku prezantohen shtete të ndryshme si dhe ka muzikë, ushqim, kërcim, etj…

Organizata Vlera përmes grupit të saj lokal në Brugge, i cili udhëhiqet nga Arbër Dauti, ka aplikuar për pjesëmarrje në këtë festë, ku dje, me 28 qershor, disa nga antarët e organizatës Vlera e kanë pasur një stand (tezgë) në dispozicion për t’a përfaqësuar kombin shqiptar dhe traditat tona në përgjithësi.

Gjatë kësaj dite kemi dhënë informata dhe kemi shpërnda njohuri për kombin tonë, turizmin në Shqipëri (kemi folur shumë rreth turizmit dhe janë shpërndarë broshura), doket e zakonet tona, … Po ashtu për vizitorët e standit tonë kemi shpërnda edhe djathë dhe suxhuk nga Kosova. Ka pasur mjaftë të interesuar, dhe të gjithë njerëzit me të cilët kemi pasur kontakt janë ndarë shumë të kënaqur, të cilët po ashtu kanë ndryshuar mendim rreth Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Shpresojmë që në të ardhmen ta rrisim prezencën tonë nëpër festa të tilla, përmes të cilave kemi mundësi ta përçojmë një shikim tjetër për shqiptarët dhe Shqipërinë.

Brugge, 29 qershor 2014
VLERA, organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë