Njoftimi për mbledhjen e tetë

Përshëndetje studentë të dashur,

pas një kohe të gjatë pa aktivitete (kryesisht për shkak të angazhimeve me provime të afatit të qershorit, shtatorit si dhe me pushimet verore) po rikthehemi prapë me aktivitete.

Me 19 Tetor 2013 në ora 13.00 mbahet mbledhja e ardhshme e Këshillit të Përgjithshëm, ku janë të ftuar të gjithë studentët shqiptarë që studiojnë në Belgjikë. Kësaj here mbledhja do të jetë më e shkurt se sa zakonisht, për arsye se në të njejtë ditë do të organizohet një barbekju (BBQ). Po ashtu do të organizojmë edhe një mbrëmje për 28 Nëntor. Më poshtë i gjeni detajet për mbledhjen dhe BBQ-në. Ndërsa në një kohë tjetër (më së largu në fillim të Nëntorit) do të njoftoheni më detajisht rreth organizimit që do ta bëj “VLERA” për këtë 28 Nëntor.

Mbledhja** e Këshillit të Përgjithshëm (mbahet me 19 Tetor 2013, në ora 13.00)
Adresa : Nieuwelaan 149, 1040 ETTERBEEK ( te konviktet e VUB-së). Për ata që kanë vështirësi me gjet vendin, do të mblidhemi në “Gare d’Etterbeek/Station Etterbeek” në ora 12.40. Sapo të caktohet personi i cili do t’ju pres do të vendoset edhe numri i tij/saj.

Pikat e rendit të ditës janë këto:

  • Funksionalizimi i grupeve lokale*
  • Ngritja e fondeve (përmes aktiviteteve të ndryshme)
  • Organizimi i 28 Nëntorit
  • Aktivitete të vogla (sportive, kulturore, …)
  • Të tjera:
    • Plan-programi për 3 mujorin e parë të vitit 2014.

* Për grupet lokale do të caktohet nga një person për secilin qytet ku kemi studentë që kanë ardh në mbledhjet e aktivitetet e “VLERËS”. Këta persona do ti drejtojnë grupet lokale, do ti bashkërendojnë punët me studentët e tjerë që studiojnë në qytetin e njejtë. Po ashtu kryesuesit e këtyre grupeve lokale do të jenë direkt të përfshirë në aktivitetet e kryesisë (mbledhje, vendime, …). Për fillim do të fillojmë me Anvers, Brugge , Bruksel dhe Gent. Sapo të lajmërohet dikush nga qytetet tjera apo sapo ti gjejmë do të vazhdohet edhe me Leuven, Louvain-La-Neuve, Namur, Liège, …
** Mbledhja do të zgjas rreth 2 orë.

Barbekju (BBQ):
BBQ do të filloj pak pasi të përfundon mbledhja. Mbledhja do të përfundoj rreth orës 15.00 – 15.30 (më së largu), tani mundemi me vazhdu me pjekjen e mishit. BBQ mbahet në po të njejtin vend (pra në konviktet e VUB-së).

Regjistrimi/konfirmimi për BBQ është i domosdoshëm, në mënyrë që me llogarit sasinë e ushqimit dhe pijeve që na nevojiten. Për ta konfirmu pjesëmarrjen tuaj në BBQ duhet t’i shkruani Gegë Efendisë në email geg_efen@hotmail.com ose përmes telefonit në 0485 99 71 19. Dita/data limite për regjistrim/konfirmim është e enjta 17 Tetor 2013.

Çmimi për person është 12€. Në çmim përfshihen mishi, pijet, sallada, … do të ketë mish viçi dhe mish të bardhë të pulës si dhe pije të ndryshme.

Ju mirëpresim,
VLERA – Organizata e Studentëve Shqiptarë në Belgjikë

Leave a Reply