Galeria

Takim me Shkëlqesinë e Tij, Ambasadori i Republikes së Kosovës, z. A. Zemaj

Këtë të marte me 13 Tetor, VLERA kishte kënaqësinë të ftohet nga Shkëlqesia e Tij, Ambasadori i Republikes së Kosovës, z. A. Zemaj. Në takimin e parë në ambientet e ambasadës, diskutuam për bashkëpunimin dypalësh në të ardhmën. I urojmë me zemër suksese z. Zemaj në këtë mision të ri shumë të rëndësishëm në zemër të Europës, dhe Komunitet Europian, si përfaqësues i Republikës së Kosovës. VLERA Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë

Takimi i parë të Komitetit sapozgjedhur

Të Premten me daten 25 Shtator, anëtarët e Komitetit të organizatës studentore shqiptare VLERA u mblodhën për të vendosur mbi ngjarjet që do të shënojnë këtë vit akademik 2020-2021. Ekipi ynë është i motivuar! Na ndiqni ! VLERA Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë

Komiteti i zgjedhur për vitin 2020-2021

Të dielen me datë 23 Gusht 2020 VLERA organizoi zgjedhjet për kryesinë e re të organizatës për periudhën 2020-2021. Në këtë ngjarje u prezantua raporti vjetor për periudhën 2018-2019, raporti financiar, aktivitetet që u realizuan gjatë vitit, për të vazhduar pastaj me zgjedhjen e kryesisë së re. Rreth 16 studentë ishin prezent këtë ditë që vinin nga vendet të ndryshme te Belgjikes ( Liege, Brugge, Namur, Gent, Antwerpen si dhe Bruksel ). Studentët që kandiduan dhe u përzgjodhen për postet e caktuara në organizatën studentore VLERA janë: Një falenderim të veçantë për Kryesinë e deritanishme të Vlerës për punë e palodhshme dhe të shkëlqyer gjatë mandatit të tyre si dhe për organizmin e këtyre zgjedhjeve demokratike dhe transparente. Kryesisë së sapozgjedhur i dëshirojme një vit të mbarë dhe me shpresën që do kemi një numër të madh të aktiviteteve dhe iniciativave. Gjithë të mirat, KRYESIA VLERA Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë

Feedback: “20 vjet pasi qe mbaroj Lufta çlirimtare e Kosovës”

Me datën 24 Shkurt, kemi organizuar një projektim i ndjekur me një bashkëbisedim, mbi temën e luftës çlirimtare të Kosovës. Kemi diskutuar me studentët e shumtë të pranishëm, se çfarë ka ndodhur 20 vjet më parë! Rrjedhojë e diskutimeve të shumta, lindën pyetje shumë të rëndësishme: Çfarë ka ndryshuar në Kosovë pas luftës? Si kanë vepru dhe po veprojnë qeveritë e Kosovës në këtë periudhë të tranzicionit, mbas shtetformimit?Çfarë inisiativash themelore po ndërmarrin në shërbim të konsolidimit të demokracisë, dhe rritjes së mirëqënies së shtetit më të ri? Qasja e diasporës, dhe përfshirja e saj në strukturat organizative të qeverisjes? Thithja e investitorëve potencial, plani zhvillues i qeverive tona deri tani? Këto dhe shumë pyetje të tjera, u debatuan mes të pranishmëve duke propozuar dhe solucionet përkatëse. Të mërkurën me 27 Shkurt, patëm privilegjin që të priteshim në një takim pune, nga Ambasadori i Republikës së Kosovës Shkëlqesia e Tij, z. Bernard Nikaj. Ky aktivitet ishte pjesë e agjendës tonë të aktiviteteve mbi 20 vjetorin e luftës çlirimtare nga thundra serbe në Kosovë. Diskutuam mbi situatën e tanishme në Kosovë, progresin e saj, si dhe sfidat në të ardhmen. Gjithashtu diskutuam edhe mbi rolin që ka dhe duhet të luaj rinia nga diaspora, si një faktor kyç zhvillimi e prosperiteti në shtetin e Kosovës. Diskutimi u gjallërua nga pyetjet e ndryshme që preknin më së shumti ekonominë dhe politikën, shoqërinë dhe identitetin kombëtar shqiptar. Dëshirojmë të falënderojmë përzemërisht Z. Ambasador që na priti me shumë mirësjellje, duke na sqaruar për çështje të ndryshme. Gjithashtu falenderojmë edhe ekipin e tij simpatik që na pritën me aq ngrohtësi. Dëshirojmë gjithashtu të falënderojmë gjithë personat që na shoqëruan në këtë reflektim, ndërhyrjet tuaja bënë të mundur ndërtimin e një diskutimi të pasur dhe interesant. Ju falenderojmë përzemërsisht për pjesëmarrjen tuaj, shqetësimet që parashtruat, idetë tuaja për progresivitetin e tematikës, dhe shpresojmë që së bashku të japim një shtysë drejt konsolidimit të Kosovës! Shpresojmë t’ju shohim më të shumtë në aktivitetet e ardhshme së shpejti…! Vlera Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë

VLERA : “Jemi me ty Shqipëri”

Qe nga data 26 Nentor dhe deri me sot VLERA ka ndermarre disa veprimtari dhe aktivitete, duke u solidarizuar me bashkatdhetaret tane te prekur nga fatkeqsia natyrore ne Shqiperine e mesme, por edhe duke u kordinuar me disa shoqata jofitim prurese ketu ne Belgjike. Kemi marre disa vendime per aktivitete te ndryshme, qe nga mbledhja e fondeve, ndihmave materiale deri te homazhet dhe nderimeve per viktimat dhe te mbijetuarit nga termeti fatkeq. Nga ajo dite kemi hapur nje llogari bankare ne emer te organizates VLERA, per te mbledhur donacionet e çdo dhuruesi, duke ju dhene mundesine te kontribuojne secilit sipas mundesive. Te enjten me 28 Nentor, ishim te ftuar nga Bourgmestre i Koekelbergut, bashke me shoqata te tjera shqiptare, ne nje moment perkujtimi ne heshtje, ne kujtim te viktimave te fatkeqsise natyrore, duke i respektuar ne menyre dinjitoze ato. Te premten me 29, kontaktuam Bourgmestre te Saint-Josse ketu ne Bruksel dhe beme te mundur hapjen e nje libri ngushellimesh ne nderim te te gjithe viktimave te termetit, duke i mbeshtetur dhe ngushelluar moralisht gjithe te prekurit dhe popullin shqiptar ne keto momente te veshtira. Liber ngushellimesh – Saint-Josse, Bruksel Liber ngushellimesh – Ambasada e Shqipërisë, Bruksel Te shtunen me 30 Nentor, kryem organizimin e nje mbremje te parashikuar me rastin e Pavaresise, duke ja ndryshuar qellimin dhe e kthyem ne nje mbremje bamiresie me qellimin e vetem, mbledhjen e fondeve dhe donacioneve ne favor te zonave te prekura nga fatkeqsia natyrore. Pra nje darke tradicionale shqiptare, kundrejt 20 euro per person ne pjesen e pare te mbremjes, dhe e dyta muzike patriotike shqiptare ku moren pjese jo pak te rinj dhe te reja shqiptar me banim ne Bruksel dhe me gjere. Te gjithe te ardhurat jane derdhur ne konton bankare destinuar viktimave te termetit. Te henen me 2 Dhjetor, me mbeshtetjen e Universitetit te Lire te Brukselit, kemi grumbulluar ndihma te shumta materiale, te cilat kane mberritur ne destinacion ne ate fundjave. Ju informoj se gjithe anetaret e Organizates Studentore VLERA Bruksel, kan qene te mobilizuar ne maksimum dhe fale punes se palodhur arritem te dergojme shume ndihma materiale, kryesisht batanie, çadra, veshmbathje te reja, ilaçe dhe materiale paramedikale per te demtuarit, si dhe kemi grumbulluar me aktivitetet tona dhe me donacione shumen e 3410 Euro, te cilat kane destinacion te njejte. Shpesojme t’ju kem informuar pergjithesisht mbi aktivitetin e Organizates tone, solidarizues ndaj bashkatdhetareve tane te prekur nga fatkesia natyrore. Shpresojme keshtu te kemi kontribuar sado pak ne ripertritjen e jetes dhe rikthimin e shpreses dhe besimit ne vend. Me respekt, VLERA Organizata e Studenteve Shqiptare ne Belgjike

“Mbrëmja e Pavarësisë, Mbrëmje Humanitare”

Të dashur bashkëkombas, Organizata Studentore Shqiptare VLERA, u mblodh sot me idenë për të anulluar mbrëmjen festive parashikuar për kremtimin e festës së Pavarësisë, si pasojë e tragjedisë natyrore që kanë pësuar bashkëatdhetarët tanë në Shqipëri, e cila ashtu si edhe Ju na ka prekur shpirtërisht jashtëzakonisht shumë. Por pas diskutimeve të shumta mes nesh, në shenjë solidarizimi dhe për tu ardhur në ndihmë viktimave të tërmetit, vendosëm unanimisht të mbahet mbrëmja e Festës së Pavarësisë me 30 Nëntor, ashtu siç e kishim paralajmëruar, dhe TË GJITHA prurjet monetare dhe fitimi i mbrëmjes, t’ju dedikohen viktimave të katastrofës natyrore që preku Shqipërinë me 26/11/2019, në shenjë solidarizimi me bashkëatdhetarët tanë. VLERA angazhohet të jetë transparente me gjithë të ardhurat e grumbulluara, dhe dorëzimin e tyre familjeve të prekura nga tërmeti, kundrejt proçes-verbalit që do bëhet i njohur më sitën tonë informative. Ne shpresojmë se do i përgjigjeni masivisht thirrjes tonë, në mënyrë që të mbledhim sa më shumë ndihma për motrat e vëllezërit tanë në nevojë. Me pëlqimin tuaj, ne mund të bëjmë transparente dhe emrat tuaj, bashkë me shumën e dhuruar. Në qoftë se jeni në pamundësi për të marrë pjesë në mbrëmjen tonë, shoqëruar me muzikë patriotike shqiptare, ju lutem sipas mundësive, mund të kontribuoni në numrin e kontos bankare të organizatës sonë, e cila u destinohet viktimave. Të bindur në solidaritetin që na konsideron si komb, dhe shpirtgjerësinë tuaj, VLERA Organizata e Studenteve Shqiptare ne Belgjike

"2 gisht mjaltë"

Me 25 Nëntor Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi u ftuan mes nesh në ambientet e ULB për të na ofruar një moment relaks Made In Albania! Falenderojmë ata që ishin të pranishëm, shpresojmë t’iu shohim edhe më të shumtë në seancën tjetër për të vazhduar të qeshim, qajmë, çuditim dhe thjesht të jetojmë së bashku! VLERA Organizata e Studenteve Shqiptare ne Belgjike

Një mëngjes në Ambasadë të Kosovës

Kaluam një mëngjes punë me Ambasadorin e Republikës së Kosovës z. Bernard Nikaj. Diskutuam për projektet e ardhëshme të organizatën studentore shqiptare dhe sfidat që kemi para. Dëshirojmë ta falënderojmë Ambasadorin dhe ekipin e tij për ftesën. Jemi të kënaqur me konstruktivitetin e bisedimeve dhe ndjehemi me fat, që kemi një mbështetje e tillë! VLERA Organizata e Studenteve Shqiptare ne Belgjike

Projektim “2 Gishte Mjalte”

Filmi “2 Gishte Mjalte” i zgjedhur nga ju do të projektohet te Hënën me datë 25/11 ne kampusin e Solbosch (ULB), salla K.3.401 në orën 20:00 e mbrëmjes. Dëshirojmë shumë t’ju shohim të gjithëve aty dhe të kalojmë disa momente gazmore me aktorët Shqiptarë protagonist. Ju garantoj që do shkriheni së qeshuri. Mos e humbisni! Shihemi! VLERA Organizata e Studenteve Shqiptare ne Belgjike

“Nënë Tereza mes nesh”

Më 17 tetor 1979, humanistja me origjinë shqiptare, « Nënë Tereza », u nderua me Çmimin Nobel për Paqen. Me rastin e 40-vjetorit të marrjes së këtij çmimi, u organizua konferenca “Nënë Tereza mes nesh” nga shoqata “Nënë Tereza” Namur, me kryetar Adnan Rexhepi dhe kryeorganizatorin e eventeve historike e kulturore z. Arian Bajraktari. Konferenca kushtuar humanistes dhe nobelistes shqiptare u mbajt më 9 Nëntor në qytetin e Namurit, ku dhe pati prurje shumë të rëndësishme si për nga sasia, ashtu edhe për nga cilësia.Ne konferencë morën pjesë personalitete të shquara të fushës së historisë, artit dhe politikës. Gjatë kësaj konference , u mbajtën një sërë referatesh, që sollën disa të reja lidhur me figurën aq shumë të studiuar të Shenjtores shqiptare. Disa nga personalitetet më të rëndësishme që ishin te pranishëm në këtë konferencë janë: Konferencierët Prof. Mathieu Aref, Prof. Dr. Ardian Marashi, Prof. Dr. Stefan Çapaliku dhe znj. Sandra Stillemans.Ambasadorja e Shqiperisë znj. Suela Janina.Ambasadori i Kosovës z. Bernard Nikaj.Ministri i Diasporës z. Pandeli Majko.Kryetari i Malesisë së Madhe z. Tonin Marinaj.Deputetët e Kuvendit së Shqiperisë z. Paulin Sterkaj dhe z. Fate Velaj. Ndihemi krenar që bashkëpunuam me organizatorët, për suksesin e këtij eventi kulturor të përmasave historike në diasporë. Faleminderit. VLERA Organizata e studentëve shqiptar në Belgjikë

“NE MUNDEMI”

Përshëndetje të gjithëve. VLERA, shoqata e studentëve shqiptar në Belgjikë, ka kënaqësinë e madhe t’ju falenderojë ngrohtësisht, të gjithëve ju, për pjesëmarrjen masive në konferencën e titulluar ’’ NE MUNDEMI ’’, me temën : ‘’Roli dhe pozicioni i gruas në shoqërinë shqiptare’’ ! Një analizim të përgjithshëm të rolit dhe të së drejtave të gruas aktuale në Europë dhe në vendet tona amtare, e mbajti aktivistja e njohur e të drejtave të gruas, zonja Deputete Europiane, Marie Arena. Me shumë emocion u ndoq diskutimi i z. Michel De Maegd, i cili dëshmoi me foto dhe fjalë kalvarin e vuajtjeve të nënave e motrave tona në luftën për çlirimin e Kosovës. Theksojmë se z. Michel De Maegd ka qenë gazetar i televizionit belg RTL-TVI, dhe e ka ndjekur drejtpërdrejt luftën çlirimtare në Kosovë, dhe shpërnguljen masive të shqiptarëve nga represioni serb. Një trajtim të hollësishëm të rolit dhe pozicionit të gruas shqiptare në shekuj, që nga periudha kanunore dhe deri në ditët tona, e trajtoi me një sintezë të qartë historiani dhe letrari z. Safet Kryemadhi. Pasqyrimi i gjithanshëm mes komplekseve tradicionale shekullore të shoqërisë shqiptare nga njëra anë, por edhe vlerësimi i gruas në familje bashkë me rolin e saj vendimtar në edukim, si dhe emancipimin gradual deri në ditët tona në anën tjetër, u ndoqën me shumë interes nga pjesëmarrësit. Sipari i kësaj konference arriti me diskutimin në formë pyetje-përgjigje, me aktivisten e shquar shqiptare, themeluesen e Lëvizjes ‘’BeatSexism ‘’, znj. Blerta Sejdija. Aftësitë e saj për sensibilizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të gruas, si dhe militantizmi energjik i saj në më shumë se 20 shtete të ndryshme, janë për tu admiruar dhe krenuar me këtë pionere të flaktë, por gjithashtu janë edhe një burim frymëzimi për gjitha femrat në luftën e tyre të drejtë për barazi gjinore e shoqërore. Duam t’i falenderojmë përzemërsisht të katër lektorët tanë për trajtimin profesional të temës në fjalë, dhe kohën e tyre të çmuar të vënë në dispozicion për pregatitjen e eventit. Ambasadorët e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës akredituar në Bruksel, përkatësisht zonja Suela Janina, dhe zoti Bernard Nikaj, përshëndetën konferencën dhe cituan edhe pozicionin e gruas sot në shtetet tona respektive, duke plotësuar kështu panoramën aktuale të pozicionit të gruas shqiptare në shoqërinë e sotme. Vlerësojmë shumë prezencën në event, dhe duhet të theksojmë se në saj të punës së tyre është krijuar një klimë e re mes shteteve tona amë dhe diasporës këtu në Belgjikë. Mund të themi se Ambasadat tona në Bruksel, janë vërtetë shtëpitë tona të dyta. Ju falenderojmë shumë për mbështetjen tuaj të ngrohtë. Ju faleminderit shumë përzemërsisht. VLERA Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë

Ballkan Trafik Festival – 2019

Edicioni 2019 të festivalit Ballkan Trafik u mbyll me shumë sukses. Patëm previlegjin të prezantojmë me dinjitet komunitetin e studentëve shqiptar në Belgjikë, por dhe kulturën tonë shqiptare në përgjithësi. Dëshirojmë të falenderojmë organizatorët, që na bënë partnerë partikuliere të eventit, por gjithashtu gjithë bashkëatdhetarët tanë dhe gjithë personat që na kontaktuan dhe ndanë eksperiencat e tyre, apo atyre që kërkuan informacion mbi kulturën tonë shqiptare. Ndamë një eksperiencë lumturie me ju të gjithë.Shifëmi vitin tjetër Ballkan Trafik!, me më shumë larmi kulturore VLERA Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë

Doku “Zvicra” – Diskutim

Të dashur miq të « Vlerës »! Të mërkurën e kaluar me 3 Prill, ashtu siç ju kishim lajmëruar, në ULB u shfaq dokumentari “ZVICRA” në praninë tuaj. Gjithë së bashku diskutuam dhe debatuam të qenit shqiptar, dhe sfidat e identitetit kur rritemi larg atdheut tonë.Ju falenderojmë përzemërsisht të gjithëve ju, që na u bashkuat në këtë meditim koherent , dhe për vëmendjen tuaj për këtë çështje delikate. Ju mirëpresim në takimet e radhës. VLERA Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë

Food Festival – VLERA në bashkëpunim me AIESEC- 2019

Ashtu si vitin që shkoi edhe sivjet Organizata Studentore VLERA pati një bashkëpunim të suksesshëm me Aiesec. Ishte kënaqësi e vecantë të shihnim studentë dhe profesorë që shijuan ushqimet tradiconale në stendën tonë. Pjesëmarrësit patën mundësi të informohen gjithashtu rreth organizatës tonë dhe projekteve të ardhshme. Shihemi në eventet e ardhshme. Gjithë të mirat, VLERA Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë

Balkan Bazaar

Me daten 10 Nëntor 2018, Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë pati nderin dhe kënaqësinë të bashkëpunoj me shoqatën “eagleevent ” në BALKAN BAZAAR në Koekelberg. Ishte një eksperiencë e parë të këtij organizimi dhe fatmirësisht ne, Organizata VLERA u ndamë shumë të kënaqur me suksesin që patëm, dhe çdo shoqatë tjetër që ishin të pranishëm në këtë event. Falë pjesëmarrjes dhe kontributit që u dha nga çdo qytetar, patëm mundesinë të grumbullojmë një sasi të konsiderueshme monetare, e cila është (2206€). Shumë e cila do të shkojë në organizatën “SOS Fshatrat E Fëmijëve në Kosovë “. ” Besojmë se për atë që bëmë, do te vlejë shumë për ata ” Në emër te organizatës Vlera dhe Eagle event, ju falenderojmë nga zemra për për pjesëmarrjen tuaj duke treguar edhe një herë vlerat tuaja të larta morale dhe njerëzore. Me shumë dashuri dhe respekt, VLERA Organizata e Studentëve shqiptarë në Belgjikë

Mbledhja e përgjithshme dhe zgjedhjet për periudhën 2018/19 në VLERA

Të nderuar student/e, Të hënën me datë 01 tetor 2018 VLERA organizoi zgjedhjet për kryesinë e re të organizatës për periudhën 2018/19, dhe vlen të theksohet që kjo ngjarje këtë vit u shënua në një ambient që është shumë i veqantë, në Parlamenti Federal. Në këtë ngjarje u prezantua raporti vjetor për periudhën 2017/18, raporti financiar, aktivitetet që u realizuan gjatë vitit, për të vazhduar pastaj me zgjedhjen e kryesisë së re. Rreth 30 studentë ishin prezent këtë ditë që vinin nga vendet të ndryshme te Belgjikes ( Liege, Brugge, Namur, Gent, Antwerpen si dhe Bruksel ). Studentët që kandiduan dhe u përzgjodhen për postet e caktuara në organizatën studentore VLERA janë: –Qendresa Gerlica, Kryetare –Teuta Ibrahimi, Sekretare –Gent Keljmendi, Arkëtar –Diellza Iberhysaj, Përgjegjëse për aktivitete –Enis Ukshini, Përgjegjës për aktivitete –Lirije Ibrahimi, Përgjegjëse për aktivitete –Denajda Bajraktari, Koordinatore per Namur dhe rrethinë –Kastriot Asani, Koordinator per Bruksel Një faleminderim të veçantë për Kryesinë e deritanishme të Vlerës për punë e palodhshme dhe të shkëlqyer gjatë mandatit të tyre si dhe për organizmin e këtyre zgjedhjeve demokratike dhe transparente. Kryesisë së sapozgjedhur i dëshirojme një vit të mbarë dhe me shpresën që do kemi një numër të madh të aktiviteteve dhe iniciativave. Gjithë të mirat, KRYESIA VLERA Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë www.vlera.be

VLERA në Parlamentin Federal

VLERA ka kënaqësin të ju ftoje në një vizitë interesante në Parlamentin Federal. Me ndihmën e studentes tonë Qendresa Gerlicës dhe me pranimin e Deputetes Federale Nawal Ben Hamou, VLERA ju fton të merrni pjesë në një vizitë të shoqëruar në Parlamentin Federal, në datë 1 tetor 2018, në orën 13h30. Adresa: Rue du louvain 13, 1000 Bruxelles, Belgium. Gjatë vizitës do të informoheni rreth proçedurave që organizohen në këtë institucion dhe gjithashtu do të keni mundësi për të zhvilluar një seancë pyetje-përgjigje me Deputetetn Federale. Për të marr pjesë ju lutemi të na informoni sa më shpejt në kanalet tona zyrtare pasi vendet janë në numër të kufizuar! VLERA Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë

VLERA në BalkanTrafik!

Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë VLERA pati përseri një bashkëpunim shumë të frytshëm me BalkanTrafik, ku për here të pare VLERA ishte edhe një nga Partneret zyrtare te ketij festivali të njohur ndërkombëtar. Falenderojmë BalkanTrafik për hapsiren qe na dhuruan dhe të gjithë pjesëmarrësit e këtij festivali. Vecanerisht ata të cilet erdhen për të ndjekur recitimin e disa nga poezive më të mirënjohura shqiptare, të recituara nga student të VLERA-s dhe ata të cilet vizituan tryezën tonë për tu informuar reth VLERA-s por edhe trojeve shqiptare. Dhe pa harruar deshirojmë të falenderojme të gjithë studentët për ndihmen e dhenë pergjatë ketij festivali dhe vecanërisht studentët te cilet recituan në mënyre të shkelqyer.   Më poshtë do të gjeni disa foto dhe video nga ky festival. Me respekt, VLERA Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë The Albanian student organisation VLERA, had again a very fruitful cooperation with BalkanTrafik, where for the first time VLERA was also one of the official partners of this well-known international festival. We would like to thank BalkanTrafik for this great opportunity, as well as, all the participants of this festival. Especially, those who came to see the performance of some of the most well-known Albanian poems, performed by our students, and those who visited our desk and got informed about VLERA and the Albanian speaking regions. We would like to thank all the students for their valuable help throughout this event, and especially the students who performed the poems. See you in the upcoming events! VLERA Organisation of Albanian students in Belgium

Food Festival - VLERA në bashkëpunim me AIESEC

Ashtu si vitin që shkoi edhe sivjet Organizata Studentore VLERA pati një bashkëpunim të suksesshëm me Aiesec. Ishte kënaqësi e vecantë të shihnim studentë dhe profesorë që shijuan ushqimet tradiconale në stendën tonë. Pjesëmarrësit patën mundësi të informohen gjithashtu rreth organizatës tonë dhe projekteve të ardhshme. Shihemi në eventet e ardhshme. Gjithë të mirat, VLERA Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë For the second year in row the Organisation of Albanian students VLERA, had a successful cooperation with Aiesec. It was a great pleasure to see both students and professors enjoying the albanian traditional dishes in our stand. Participants had the chance to get informed about our organisation and the future projects. See you in the upcoming events! VLERA Organisation of Albanian students in Belgium

Festa e pavarësisë së Kosovës – Kosovo’s Independence Day

Një falenderim të madh për të gjithë të pranishmit në mbrëmjen e organizuar nga organizata jonë studentore VLERA me rastin e 10 vjetorit të Pavarsisë së Kosovës. Ishte një atmosferë e ngrohtë dhe festive mes miqsh shqiptarë dhe të huaj. Të gjithë ju që dispononi video të mbrëmjes ju lutemi të na i dergoni kështu qe ne mund të përgatisim një aftervideo sa më të bukur ! :) Mirë u takofshim në aktivitetet tona të radhës! Me respekt, VLERA Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë www.vlera.be ________________________ A warm thanks to all the participants of the party organized by our student organization VLERA on the behalf of the 10th anniversary of Kosovo’s Independence. It was a warm and festive atmosphere as we hosted both Albanian and foreign friends. Those of you who have videos from the party please send it to us so we can prepare a beautiful aftervideo. We are looking forward to seeing you at our future events! Regards, VLERA Organisation of Albanian students in Belgium www.vlera.be

Festa e Flamurit !

Përshëndetje të gjithëve,    28 Nëntori 2017 shenoi 105 vjetorin e Pavarësisësë Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit. Kjo eshte padyshim nje ndër ngjarjet më të bukura për çdo bashkëkombës kudo që jeton.  Me rastin e kësaj feste organizata studentore VLERA organizoi nje mbremje festive ku festuam se bashku me ju miq te dashur. Keshtu qe ju falenderojme për pjesëmarrjen tuaj. Një falenderim i veçant shkon për Kryebashkiakun e Tiranës, Zotin Erion Veliaj dhe Ambasadoren e Shqipërise ne Belgjike, Zonjen Suela Janina te cilet na nderuan me prezencën e tyre ne këtë mbrëmje festive.    Mirë u takofshim në aktivitetet tona të radhës!   Me respekt, VLERA Organizata e studentëve shqipëtar në Belgjikë.  Hello everybody, November 28th marked the celebration of the 105th anniversary of Albania's independence. It is undeniably the most beautiful celebration for every compatriot wherever he/she lives. To mark this important day for the Albanian nation, student organization VLERA organized a festive event to celebrate. We would like to thank you for joining us in these celebrations and for making it such a joyous occasion. We would especially like to thank the Mayor of Tirana, Mr. Erion Veliaj and the Ambassador of Albania in Belgium, Ms. Suela Janina who both honoured us with their presence. We are looking forward to seeing you at our future events! Regards, VLERA Organisation of Albanian students in Belgium

Konferencë ‘‘Sistemi Multi-Etnik i Kosovës: pengesat, përparësitë dhe sfidat e së ardhmes‘‘ nga Adrian Zeqiri

Të Mërkurën në datë 22 Nëntor, VLERA- Organizata e studentëve shqipëtarë në Belgjikë, pati nderin të mirëpres ekspertin e çështjeve të minoriteteve në Kosovë dhe njëkohesisht drejtor i përgjithshëm i European Center for Minority Issues Kosovo (ECMI Kosovo), Zotin Adrian Zeqiri në konferencën e titulluar: ‘‘Sistemi Multi-Etnik i Kosovës: pengesat, përparësitë dhe sfidat e së ardhmes‘‘. Ai ndau me një publik të gjërë ne ULB (Université Libre de Bruxelles) eksperincën e tij në këtë fushë duke theksuar në menyrë të vecantë pengesat, përparësitë dhe sfidat që presin Kosovën në krijimin e një sistemi multi-etnik. Falenderojmë edhe njëherë, Zotin Adrian Zeqiri për gatishmërinë e treguar dhe perkushtimin i tij në prezantimin e çështjeve të zgjedhura të cilat gjallëruan konferencën dhe ndezën mendimin kritik midis pjesmarrësve. Gjithashtu falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit si për interesin e treguar, duke ngritur pyetje te cilat krijuan një diskutim konstruktiv dhe të këndshëm, ashtu edhe për praninë e tyre të paçmueshme për ne. Duke shpresuar në pjesëmarrjen tuaj edhe në eventet e ardhshme të organizatës tonë, ju urojmë nje dite të mbarë. VLERA Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë www.vlera.be ___________________ On Wednesday, November 22nd, VLERA - Organisation of Albanian students in Belgium hosted the conference titled: "Kosovo's Multi-Ethnic System: Obstacles, Priorities and Challenges of the Future". We had the honor of welcoming, Mr. Adrian Zeqiri, who is an expert on minority issues in Kosovo and at the same time the general director of the European Center for Minority Issues Kosovo (ECMI Kosovo). He shared his expertise with a wide audience at ULB (Université Libre de Bruxelles), highlighting/emphasizing in particular the obstacles, advantages and challenges that Kosovo is facing in terms of creating a multi-ethnic system. We would like to thank once again Mr. Adrian Zeqiri for his presence, and the dedicated work on presenting the selected issues that enlivened the conference and sparked critical thinking among the participants. We would also like to that thank all the participants for the showed interest and raising questions that created a constructive and pleasant discussion. We are looking forward to seeing you at our future events! Regards, VLERA Organisation of Albanian students in Belgium www.vlera.be

“Art as a response to wartime sexual violence” by Alketa Xhafa Mripa

“Art as a response to wartime sexual violence” by Alketa Xhafa Mripa English version below Të martën, më 14 Nëntor, VLERA Organizata e studenteve shqipëtar në Belgjikë, pati nderin të mirëpres artisten dhe aktivisten e njohur shqipëtare, Alketa Xhafa Mripa në konferencën e titulluar: "Art as a response to wartime sexual violence". Ajo, nëpërmjet artit përçoi mbështetjen drejtë të gjithë të mbijetuarave të dhunës seksuale në konflikte të armatosura. Qëllimi i saj, bashkuar në një të vetëm më tonin, ishte të zgjojmë ndërgjegjen e shoqërisë e të shpërndajmë kështu mes të dhunuarve, të gjithë ne, secili nga ne, mbështetje. Kjo konferencë, përveç se ishte një mundësi shumë e mirë për tu vën në dijeni rreth kësaj tematike madhore, ofroi edhe momente emocionuese për shkak të ndjeshmërisë të cilën mbart. Falenderojmë edhe njëherë artisten Xhafa Mripa, e cila pranoi ftesën tonë duke u bashkuar kështu në një nismë të përbashkët, me një prezantim brilant të punimit të saj artistik “Mendoj për ty” përpara një publiku të gjerë në Universite Libre de Bruxelles (ULB).  Gjithashtu, falenderojmë Grr-rape project si dhe të gjithë studentet vullnetarë që ndihmuan në realizimin perfekt si te instalimit artistik, po ashtu edhe të konferences. Të fundit por jo nga rëndësia, falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit për interesin e për praninë e tyre të paçmueshme për ne. Ne, VLERA Organizata e studentëve shqipëtar në Belgjikë, shpresojmë që kjo temë sensitive e një rëndësie ndërkombëtare, të vazhdojë të trajtohet me seriozitetin dhe përkushtimin që meriton dhe të mos mbytet nga heshtja. Bashkangjitur gjeni foto nga eventi dhe link-et e disa publikimeve nga gazeta të ndryshme rreth kësaj konference. Duke shpresuar në pjesëmarrjen tuaj edhe në eventet e ardhshme të organizatës tonë, ju urojmë nje fundjavë të mbarë. VLERA Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë www.vlera.be *** On Tuesday, November 14th, VLERA Organisation of Albanian students in Belgium had the honour of welcoming the well-known Albanian artist and activist, Alketa Xhafa Mripa, at a conference entitled "Art as a Response to Wartime Sexual Violence". Through her artwork, she gave a wholehearted support to all survivors of sexual violence in armed conflicts. Its purpose, united in one single tone, was to awaken the conscience of society so that each and every one of us can support those who were abused during war. This conference, besides being a great opportunity to let you know about this major thematic, offered emotional moments because of the sensitivity it carries. Once again, we would like to thank Alketa Xhafa Mripa for accepting our invitation to be part of this joint initiative by giving a brilliant presentation of her artwork “Thinking of you” to a large audience at the Université Libre de Bruxelles (ULB). We would also like to thank Grr-rape Project for giving us the opportunity to be part of this wonderful initiative and all the volunteers who helped us perfecting the installation of the artwork on the campus and the conference itself. Last but not least, we thank all the participants for their interest and their valuable presence. We, VLERA Organisation of Albanian students in Belgium, hope that this sensitive subject of international importance will continue to be treated with the seriousness and the dedication that it deserves and will emerge from silence. Below are some pictures of the event and links to publications from various journals on this conference. We look forward to your participation in the next events of our organisation and wish you a pleasant weekend. VLERA, Organisation of Albanian students in Belgium www.vlera.be

TAKIM DHE EKSKURSION NË GENT

Të shtundën në datë 4 nëntor kishim kënaqësinë që të gjithë së bashku të vizitojmë qytetin e Gentit, ku atje u mirëpritem nga Arbëresha Parashmuti- Koordinatore e VLERES në Gent dhe rrethine dhe nga disa studentë anëtarë të Vleres në këtë qytet. VLERA falenderon të gjithë studentët që ishin pjesë e këtij ekskursioni, i cili kishte për qëllim si njohjen e historisë së këtij qyteti, ashtu edhe njohjen më të mirë me njëri tjetrin dhe organizatën tonë studentore. Jemi të gëzuar që shohim një numër të madh studentësh të motivuar dhe të angazhuar, dhe shpresojmë në angazhimin tuaj të vazhdueshëm. Falenderojmë gjithashtu Restorantin ‘Otium‘, për mikëpritjen dhe ofertën e volitshme që na ofroi, restaurant ky me pronar shqipëtar. Shpresojmë që do shihemi së shpejti në organizimet e rradhës, bashkë me ju dhe studentë të tjerë. Ju urojmë një javë të mbarë VLERA Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë

Takim me studentët shqiptar në Namur

Me rastin e takimit tonë të parë me studentët e Namur dhe rrethinave,të organizuar nga koordinatorja jonë e re atje - Teuta Ibrahimi, kemi kënaqësin të ndajmë me ju disa momente që kaluam së bashku. Me këtë rast i falenderojmë të gjithë ata studentë që patën mundësinë të jenë prezent në këtë takim informues mbi organizatën tonë, për punën e deri tanishme si dhe planet e organizatës për të ardhmen. Gjithashtu ju falenderojmë shumë për komentet dhe idetë tuaja për aktivitete të rradhës. Me shpresën që do shihemi së shpejti përsëri në Namur bashkë me ju dhe student tjerë. VLERA Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë

Drink në këtë fillim viti akademik

Të dashur studentë, Faleminderit të gjithë të pranishmëve që erdhën në këtë drink dhe ku kaluam momente te bukura se bashku ! Ju urojmë suksese dhe mbarësi në studime dhe shpresojmë t’ju shohim në numër në eventet e ardhshme të organizatës. Më poshtë do të gjeni fotot e mbrëmjes ! VLERA Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë www.vlera.be _______ A great thanks to the presents in the drink! We wish you good luck in your studies! We hope to see you more often in the future! Below you will find pictures of the evening! See you soon, VLERA Albanian student organization www.vlera.be

VLERA në JANE ULB

Faleminderit të gjithë të pranishmëve që erdhën tek standi i VLERES dhe patën mundësi të informohen rreth studimeve, rreth organizatës tonë dhe gjithashtu rreth projekteve të ardhshme. Studentëve të rinj i urojmë suksese dhe mbarësi në hapat e rinj. Shpresojmë t’ju shohim në numër në eventet e ardhshme të organizatës. VLERA Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë

Global Village në ULB

Ishte kënaqësi të shihnim studentë shqiptarë dhe të huaj por edhe profesor që shijuan ushqimet në tendën tonë.

Konferencë për prezantimin e librit "True stories from Red Albania"

Konferencë për prezantimin e librit "True stories from Red Albania"

#FESTOMENE

#FESTOMENE Ishte një atmosferë me të vërtet e bukur, e qetë dhe studentore mes miqsh shqiptarë dhe të huaj, të cilët patën mundësinë të mësonin disa hapa të kërcimeve shqiptare.

Emigracioni shqiptar në Belgjikë - 60 vite suksesi!

Emigracioni shqiptar në Belgjikë - 60 vite suksesi!

Drink studentor

Foto nga mbrëmja e 26 tetor 2016 Një falenderim për të gjith ju që ishit të pranishëm.

Kuq e Zi ne VRT

Foto të marra gjatë ndeshjeve ne televizionin shteteror Belg ( VRT ). Një falenderim për të gjith ju që ishit të pranishëm dhe mbeshtet kombtaren tone.

Mbremje me ushqime tradicionale

Foto të marra gjatë mbrëmjes me ushqime tradicionale. Një falenderim për të gjith ju që ishit të pranishëm.

Takimi me ministrin Blendi Klosi

Foto të marra gjatë takimit me ministrin Blendi Klosi me një pjesë të studenteve shqiptar në Bruksel.

Takim me presidentin Bujar Nishani

Foto të marra gjatë takimit të presidentit të Republikës së Shqipërisë z. Bujar Nishani me një pjesë të komunitetit shqiptar në Bruksel. Midis tyre dhe organizata studentore shqiptare VLERA.

Konferenca NATO në Ballkanin perëndimor

Disa foto nga konferenca rreth rolit te NATO-s në stabilitetin e Ballkanit perendimor e organizuar nga delegacioni ULB IMNATO ne bashkepunim me Vleren ne ambientet e parlamentit te regjionit te Brukselit. Pjesemarres ne kete konference ishin : Jamie Shea, zyrtar i larte i NATO-s dhe zedhenes i kesaj organizate gjate bombardimeve ne Kosove. Z. Ahmet Ajeti, attaché ushatak i ambasades se Kosoves ne Bruksel. Z. Zoran Dabikj, ambasador i Maqedonise prane NATO-s si dhe Znj. Dragana Radulovic, ambasadore e Malit te Zi prane NATO-s. Prezent ishte dhe z. Amet Gjanaj, deputet i parlamentit te Brukseli i cili ka kontribuar ne mbarevajtjen e ketij eventi.

ILIRIA NE MBREMJE

Some pictures from the albanian night organized in collaboration with Eagle Event. Even if the blocus/study period has started, lot's of people made the night quite succesful. Thank you for your presence. Disa foto të marra gjatë natës shqiptare " Iliria në mbrëmje" në bashkëpunim me Eagle Event. Edhe pse periudha e provimeve ka filluar, pjesëmarrja e madhe e bëri mbrëmjen mjaft të suksesshme. Falenderojmë të tërë për prezencën tuaj. Vlera, albanian student organization

Balkan Trafik 2016

Vlera ishte prezente në edicionin e sivjetshëm të Ballkan trafik-ut. Aty prezantuam turizmin e Shqipërisë dhe Kosovës. Vlera was present at this year's edition of Balkan Trafik. We presented there the tourism of Albania and Kosovo.

Degustation evening & Workshop

Here are the pictures from the degustation evening presenting the albanian dishes. We thank you all for your participation. Special thanks to the Kosovan embassy in Belgium as well as to Qebaptore Sofra for their precious help. Vlera ULB & Solvay student circle

Educational visit to Kosovo's Embassy

During an educational visit in Kosovo's embassy with foreign and albanian students. Gjatë një vizite edukative në ambasadën e Kosovës me studentë të huaj e shqiptarë.

Takim me ambasadoren e Shqipërisë

Disa anëtarë të kryesisë së re të Vlerës në një takim me Ambasadorën e Republikës së Shqipërisë, Znj. Janina.

Festa e pavarsisë të Kosovës 2016

Disa foto nga mbrëmja e organizuar nga Vlera në bashkëpunim me Eagle event për të festuar pavarsinë e Kosovës. Për më shumë foto : https://www.facebook.com/media/set/?set=a.806129016183449.1073741834.735199759943042&type=3

Nga takimet e fundvitit të grupeve lokale.

Disa fotografi nga takimet e grupeve lokale në Bruksel, Liezh dhe Gent. Këto takime janë edhe aktivitet e fundit për këtë vit kalendarik. Urime festat e fundvitit! Ndërsa studentët i urojmë për rezultate sa më të mira gjatë këtij afati të provimeve. VLERA, organizata e studendëve shqiptarë në Belgjikë

Pritja nga Ambasada e Shqipërisë në Belgjikë për ditën e pavarësisë

Pritja nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës me rastin e ditës së pavarësisë.

28 Nëntor 2014

Koncerti me Alban Skenderajn dhe grupin Rinia me rastin e festës së flamurit, 28 Nëntor 2014

Grupi lokal Gent - 8 maj 2014

Nga aktiviteti i grupit lokal në Gent. 8 maj 2014

Konferencë - Mathieu Aref

Fotografi nga konferenca me Dr.Mathieu Aref me temë "Pellazgët, paraardhësit e shqiptarëve dhe gjuha shqipe" - 25 prill 2014

VLERAFLET: Denimi me vdekje

Foto nga ligjerata e mbajtur nga Gegë Efendia sa i përket "denimit me vdekje" me 15 mars 2014. Ligjeratë e cila u pasua nga një debat me argumentet "pro et contra" nga të pranishmit. Më shumë rreth ligjeratës: http://www.vlera.be/ngjarja/vleraflet-denimi-me-vdekje/

Barbekju - BBQ

19 tetor 2013

Ardennes  2013

Shkurt 2013

100 vjetori i pavarësisë

28 nëntor 2012

Ndeja për krijimin e VLERËS

10 mars 2012

Pushimi në Ardennes

Prill 2012

Takimi i parë

25 tetor 2011