Categories
Njoftime

Takim me ambasadoren e Republikës së Kosovës

Sot me ftesë të ambasadores së Kosovës, zonjës Mimoza Ahmetaj, organizata jonë mori pjesë në një takim informues.

Fillimisht e njoftuam ambasadoren me qëllimet e organizatës dhe aktivitetet tona e më pas diskuatuam për mundësitë e bashkëpunimit.

Shpresojmë që bashkëpunimi jonë të vazhdojë dhe të konkretizohet në aktivitete të përbashkëta.

Categories
Njoftime

VLERAFLET : Denimi me vdekje

1964560_10152257515125726_535709015_n

Categories
Njoftime

Përmbledhje nga takimi i nëntë

 Përmbledhje nga takimi i nëntë i organizatës VLERA (16.02.2014)

Në këtë mbledhje ishin të pranishëm 10 anëtarë dhe diskutuam për këto pika:

1) Gjendja e tanishme e organizatës : organizimi i mbrendshëm, financat, etj.

2) Votimi i rregullores së Kryesisë.

3) Prezentimi i kandidateve për Kryesinë e re dhe leximi i kandidaturave.

4) Prezentimi i planit njëvjeçar nga kandidati për kryetar.

5) Votimi i kandidatëve.

6) Çështje të tjera.

Categories
Njoftime

Njoftimi për mbledhjen e nëntë

Shokë dhe shoqe,

Të dielen me datën 16 shkurt mbahet Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm.

Statuti i organizatës tonë e parasheh që në fillim të çdo viti të zgjedhet Kryesia e re, prandaj të dielen do të votojmë. Pervec kësaj, kryetari i zgjedhur do ta bëj një prezentimin të përgjithshëm të planit një vjeçar. Poashtu do të votohet edhe “Rregullorja e Kryesisë”.

Categories
Njoftime

Në mbështetje të protestave studentore kundër të keqës që e ka kapluar Universitetin Publik të Prishtinës në veçanti, dhe arsimin e lartë në Kosovë në përgjithësi

Në mbështetje të protestave studentore kundër të keqës që e ka kapluar Universitetin Publik të Prishtinës në veçanti, dhe arsimin e lartë në Kosovë në përgjithësi

Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë “Vlera” përkrah kërkesat më së të drejta të studentëve të Universitetit të Prishtinës dhe organizatave të cilat po organizojnë protesta ditëve të fundit, me kërkesën e tyre për reformim të thellë të UP-së, duke filluar me shkarkimin e rektorit aktual të UP-së.