Monthly Archives: November 2020

Gëzuar Festën e Flamurit !

Të jesh Shqiptar, do të thotë të jesh trashëgimtar i një historie, tradite dhe vlere unike.

Të jesh Shqiptar, do të thotë të ndjesh mall të përhershëm.

Por të jesh Shqiptar, do të thotë të mos harrosh kurrë se nga vjen.

Shqipëria, Kosova dhe krejt Diaspora, një fjalë e thërrasim dhe urojmë të gjithë bashkë: Rroftë Shqipëria!

Vlera falënderon përzemërsisht shoqatën e studentëve Shqiptarë në Turqi Platforma Shqiptart’ për këtë iniciativë të bukur dhe për ftesën.

VLERA

Organizata e studentëve shqiptar në Belgjikë

Diaspora Flet 2020

Ne kemi nderin t’ju informojmë se VLERA do të marrë pjesë në një konferencë të titulluar “Diaspora Flet 2020”. Konferenca do të zhvillohet virtualisht gjatë tre ditëve, nga 19 nëntor deri më 21 nëntor, duke mbuluar 3 tema :

1. “Avokim & diplomaci”

2. “Biznes & Investime”

3. “Kapitali Njerëzor & Edukimi”Konferenca

“Diaspora flet 2020” organizohet nga GERMIN.GERMIN është një organizatë lidere jofitimprurëse e specializuar në Angazhimin e Diasporës Shqiptare, në partneritet me organizatën e saj motër me qendër në ShBA, Global Albanians Foundation.

“Lidhu. Krijo. Bashkëpuno” është një mënyrë për të shprehur një ndaj qëllimeve të organizatës GERMIN: kërkimi i ndikimit pozitiv të shqiptarëve që janë pjesë e Diasporës dhe bashkëpunimet që mund të ekzistojnë mes tyre, dhe madje, bashkëpunime ndërkombëtar.

Si përfundim, VLERA është e kënaqur që një organizatë e tillë ka shprehur interesin e saj dhe na fton të përfitojmë nga konferencat që do të jepen gjatë kësaj periudhe.

Ne ju falënderojmë dhe ju përgëzojmë për iniciativat tuaja.

VLERA

Organizata e studentëve shqiptar në Belgjikë

Pavarësia 2.0

VLERA x AEAUL : U BË !!


Edhe në rast virusi, nuk dëshironim të ju lëm pa festuar Pavarësinë me ne !

Shpresojmë të ju shohim në këtë event online për të kaluar një moment të këndshëm.


Registration/Rregjistrimet : DM or email at : info@vlera.net

VLERA

Organizata e studentëve shqiptar në Belgjikë