Categories
Njoftime

Komiteti i zgjedhur për vitin 2020-2021

Të dielen me datë 23 Gusht 2020 VLERA organizoi zgjedhjet për kryesinë e re të organizatës për periudhën 2020-2021.

Në këtë ngjarje u prezantua raporti vjetor për periudhën 2018-2019, raporti financiar, aktivitetet që u realizuan gjatë vitit, për të vazhduar pastaj me zgjedhjen e kryesisë së re. Rreth 16 studentë ishin prezent këtë ditë që vinin nga vendet të ndryshme te Belgjikes ( Liege, Brugge, Namur, Gent, Antwerpen si dhe Bruksel ).

Studentët që kandiduan dhe u përzgjodhen për postet e caktuara në organizatën studentore VLERA janë:

Një falenderim të veçantë për Kryesinë e deritanishme të Vlerës për punë e palodhshme dhe të shkëlqyer gjatë mandatit të tyre si dhe për organizmin e këtyre zgjedhjeve demokratike dhe transparente.

Kryesisë së sapozgjedhur i dëshirojme një vit të mbarë dhe me shpresën që do kemi një numër të madh të aktiviteteve dhe iniciativave.

Gjithë të mirat,
KRYESIA

VLERA
Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë

Categories
Njoftime

Zgjedhjet: Komiteti 2020-2021

🗳Zgjedhjeve🗳

Të dashur studentë,

Me date 23 Gusht në oren 12.00, do të mbahen përmes Zoom (duke marrë parasysh rrethanat aktuale), zgjedhjet për komitetin 2020/2021.

Organizata jonë nuk mund të lulëzojë pa anëtarë të përkushtuar dhe të pasionuar për promovimin e kultures shqiptare. Nëse dëshironi të filloni një aventurë të re në një ekip të shkëlqyeshëm, atëherë na dërgoni kandidaturen tuaj para datës 19 gusht, ora 23.59 në adresën mail: gkeljmen@gmail.com dhe denajda-bajraktari@outlook.com.

Aplikimi duhet të jetë në Shqip dhe të përmbajë mbiemrin, emrin, studimin, pozicionin për t’u promovuar dhe pse dëshironi të përfshiheni në shoqatë. Dhe për ty që dëshiron të përfshihesh në shoqatë por që akoma nuk ndihesh të gatshëm për komitetin, mundesh të angazhosh si anëtar aktiv.

Gjatë këtij takimi, do të prezantohet gjithashtu një përmbledhje e vitit 2019/2020. Dokush që dëshiron të marrë pjesë mund të dërgojë një mail në adresën tonë (gkeljmen@gmail.com dhe denajda-bajraktari@outlook.com) pas së cilës një lidhje Zoom do komunikohet.

Vendet vakante janë:

Kryetar (e)

Nënkryetar(e)

Arkëtar(e)

Sekretar(e)

Kordinator (e) i qyteteve (Bruksel, Antwerpen, Gent, Namur, Liège, Louvain-la-Neuve…)

Organizator eventesh/ Event manager Social/ Media manager/ Web designer

Me kënaqësinë t’ju takojmë së shpejti!

VLERA

Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë