Monthly Archives: March 2020

Feedback: “20 vjet pasi qe mbaroj Lufta çlirimtare e Kosovës”

Me datën 24 Shkurt, kemi organizuar një projektim i ndjekur me një bashkëbisedim, mbi temën e luftës çlirimtare të Kosovës.

Kemi diskutuar me studentët e shumtë të pranishëm, se çfarë ka ndodhur 20 vjet më parë! Rrjedhojë e diskutimeve të shumta, lindën pyetje shumë të rëndësishme:

Çfarë ka ndryshuar në Kosovë pas luftës? Si kanë vepru dhe po veprojnë qeveritë e Kosovës në këtë periudhë të tranzicionit, mbas shtetformimit?Çfarë inisiativash themelore po ndërmarrin në shërbim të konsolidimit të demokracisë, dhe rritjes së mirëqënies së shtetit më të ri? Qasja e diasporës, dhe përfshirja e saj në strukturat organizative të qeverisjes? Thithja e investitorëve potencial, plani zhvillues i qeverive tona deri tani?

Këto dhe shumë pyetje të tjera, u debatuan mes të pranishmëve duke propozuar dhe solucionet përkatëse.

Të mërkurën me 27 Shkurt, patëm privilegjin që të priteshim në një takim pune, nga Ambasadori i Republikës së Kosovës Shkëlqesia e Tij, z. Bernard Nikaj.

Ky aktivitet ishte pjesë e agjendës tonë të aktiviteteve mbi 20 vjetorin e luftës çlirimtare nga thundra serbe në Kosovë.

Diskutuam mbi situatën e tanishme në Kosovë, progresin e saj, si dhe sfidat në të ardhmen. Gjithashtu diskutuam edhe mbi rolin që ka dhe duhet të luaj rinia nga diaspora, si një faktor kyç zhvillimi e prosperiteti në shtetin e Kosovës.

Diskutimi u gjallërua nga pyetjet e ndryshme që preknin më së shumti ekonominë dhe politikën, shoqërinë dhe identitetin kombëtar shqiptar.

Dëshirojmë të falënderojmë përzemërisht Z. Ambasador që na priti me shumë mirësjellje, duke na sqaruar për çështje të ndryshme. Gjithashtu falenderojmë edhe ekipin e tij simpatik që na pritën me aq ngrohtësi.

Dëshirojmë gjithashtu të falënderojmë gjithë personat që na shoqëruan në këtë reflektim, ndërhyrjet tuaja bënë të mundur ndërtimin e një diskutimi të pasur dhe interesant.

Ju falenderojmë përzemërsisht për pjesëmarrjen tuaj, shqetësimet që parashtruat, idetë tuaja për progresivitetin e tematikës, dhe shpresojmë që së bashku të japim një shtysë drejt konsolidimit të Kosovës!

Shpresojmë t’ju shohim më të shumtë në aktivitetet e ardhshme së shpejti…!

Vlera

Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë