Monthly Archives: February 2020

Një javë e dedikuar për Pavarësin e Kosovës: “20 vjet pasi qe mbaroj Lufta çlirimtare e Kosovës”

17 Shkurti po afrohet… Kjo datë shënoj shpalljen e pavaresisë së Republikës së Kosovës 12 vjet më parë.

Për të kuptuar situatën e saj të mëparshme, deshirojmë të kthehemi në periudhën e luftës e cila u zhvillua midis viteve 1998-1999.

Për këtë rast do të organizojmë disa aktivitete në javët në vijim.

Me daten 24 Shkurt do vijojmë me një shfaqje të filmave me metrazh të shkurter që fokusohen në këtë periudhë.

Sigurisht, pas shikimit të këtyre filmave, do te diskutojme se bashku dhe do të ndajmë opinionet tona.

Të mërkurën me 27 Shkurt, do ta organizojm një takim me Ambasadori e Republikës së Kosovës Shkëlqesia e Tij, z. Bernard Nikaj.

Keto aktivitete do jan pjesë e agjendës tonë të aktiviteteve mbi 20 vjetorin e luftës çlirimtare nga thundra serbe në Kosovë.

VLERA

Organizata e studentëve shqiptar në Belgjikë

Bashkpunimi me “Comité Diplomatique”

Ne jemi shumë të lumtur të njoftojmë bashkëpunimin midis Comité Diplomatique dhe VLERA.

Comité Diplomatique është i themeluar në Bruksel në të cilën bëjnë pjesë një grumbull studentësh të universitetit që janë të interesuar në botën diplomatike dhe çështjet ndërkombëtare.

VLERA dëshiron të zgjerojë marrëdhëniet e saj me organizatat e tjera studentore që kanë prejardhje të ndryshme.

Shpresojmë që ky bashkëpunim të jetë i pari në një seri të gjatë bashkëpunimesh!

VLERA

Organizata e Studenteve Shqiptare ne Belgjike.

VLERA : “Jemi me ty Shqipëri”

Qe nga data 26 Nentor dhe deri me sot VLERA ka ndermarre disa veprimtari dhe aktivitete, duke u solidarizuar me bashkatdhetaret tane te prekur nga fatkeqsia natyrore ne Shqiperine e mesme, por edhe duke u kordinuar me disa shoqata jofitim prurese ketu ne Belgjike.

Kemi marre disa vendime per aktivitete te ndryshme, qe nga mbledhja e fondeve, ndihmave materiale deri te homazhet dhe nderimeve per viktimat dhe te mbijetuarit nga termeti fatkeq.

Nga ajo dite kemi hapur nje llogari bankare ne emer te organizates VLERA, per te mbledhur donacionet e çdo dhuruesi, duke ju dhene mundesine te kontribuojne secilit sipas mundesive.

Te enjten me 28 Nentor, ishim te ftuar nga Bourgmestre i Koekelbergut, bashke me shoqata te tjera shqiptare, ne nje moment perkujtimi ne heshtje, ne kujtim te viktimave te fatkeqsise natyrore, duke i respektuar ne menyre dinjitoze ato.

Te premten me 29, kontaktuam Bourgmestre te Saint-Josse ketu ne Bruksel dhe beme te mundur hapjen e nje libri ngushellimesh ne nderim te te gjithe viktimave te termetit, duke i mbeshtetur dhe ngushelluar moralisht gjithe te prekurit dhe popullin shqiptar ne keto momente te veshtira.

Liber ngushellimesh – Saint-Josse, Bruksel
Liber ngushellimesh – Ambasada e Shqipërisë, Bruksel

Te shtunen me 30 Nentor, kryem organizimin e nje mbremje te parashikuar me rastin e Pavaresise, duke ja ndryshuar qellimin dhe e kthyem ne nje mbremje bamiresie me qellimin e vetem, mbledhjen e fondeve dhe donacioneve ne favor te zonave te prekura nga fatkeqsia natyrore. Pra nje darke tradicionale shqiptare, kundrejt 20 euro per person ne pjesen e pare te mbremjes, dhe e dyta muzike patriotike shqiptare ku moren pjese jo pak te rinj dhe te reja shqiptar me banim ne Bruksel dhe me gjere. Te gjithe te ardhurat jane derdhur ne konton bankare destinuar viktimave te termetit.

Te henen me 2 Dhjetor, me mbeshtetjen e Universitetit te Lire te Brukselit, kemi grumbulluar ndihma te shumta materiale, te cilat kane mberritur ne destinacion ne ate fundjave.

Ju informoj se gjithe anetaret e Organizates Studentore VLERA Bruksel, kan qene te mobilizuar ne maksimum dhe fale punes se palodhur arritem te dergojme shume ndihma materiale, kryesisht batanie, çadra, veshmbathje te reja, ilaçe dhe materiale paramedikale per te demtuarit, si dhe kemi grumbulluar me aktivitetet tona dhe me donacione shumen e 3410 Euro, te cilat kane destinacion te njejte.

Shpesojme t’ju kem informuar pergjithesisht mbi aktivitetin e Organizates tone, solidarizues ndaj bashkatdhetareve tane te prekur nga fatkesia natyrore. Shpresojme keshtu te kemi kontribuar sado pak ne ripertritjen e jetes dhe rikthimin e shpreses dhe besimit ne vend.

Me respekt,

VLERA

Organizata e Studenteve Shqiptare ne Belgjike