Monthly Archives: November 2019

“Mbrëmja e Pavarësisë, Mbrëmje Humanitare”

Të dashur bashkëkombas,

Organizata Studentore Shqiptare VLERA, u mblodh sot me idenë për të anulluar mbrëmjen festive parashikuar për kremtimin e festës së Pavarësisë, si pasojë e tragjedisë natyrore që kanë pësuar bashkëatdhetarët tanë në Shqipëri, e cila ashtu si edhe Ju na ka prekur shpirtërisht jashtëzakonisht shumë.

Por pas diskutimeve të shumta mes nesh, në shenjë solidarizimi dhe për tu ardhur në ndihmë viktimave të tërmetit, vendosëm unanimisht të mbahet mbrëmja e Festës së Pavarësisë me 30 Nëntor, ashtu siç e kishim paralajmëruar, dhe TË GJITHA prurjet monetare dhe fitimi i mbrëmjes, t’ju dedikohen viktimave të katastrofës natyrore që preku Shqipërinë me 26/11/2019, në shenjë solidarizimi me bashkëatdhetarët tanë.

VLERA angazhohet të jetë transparente me gjithë të ardhurat e grumbulluara, dhe dorëzimin e tyre familjeve të prekura nga tërmeti, kundrejt proçes-verbalit që do bëhet i njohur më sitën tonë informative.

Ne shpresojmë se do i përgjigjeni masivisht thirrjes tonë, në mënyrë që të mbledhim sa më shumë ndihma për motrat e vëllezërit tanë në nevojë.

Me pëlqimin tuaj, ne mund të bëjmë transparente dhe emrat tuaj, bashkë me shumën e dhuruar.

Në qoftë se jeni në pamundësi për të marrë pjesë në mbrëmjen tonë, shoqëruar me muzikë patriotike shqiptare, ju lutem sipas mundësive, mund të kontribuoni në numrin e kontos bankare të organizatës sonë, e cila u destinohet viktimave.

Të bindur në solidaritetin që na konsideron si komb, dhe shpirtgjerësinë tuaj,

VLERA

Organizata e Studenteve Shqiptare ne Belgjike

——————————————————————————————————————–

IBAN: BE46 0688 9726 0636

Drejt: Vlera ASBL

Komunikacion: Për Shqipërinë

Të dhëna të tjera:

•Adresa: Rue Léon Autrique 4, 1081 Koekelberg

•Orari: 18-20

•Hyrja: 20€ përfshir ushqimin tradicional

Pranojmë rezervime nga llogaria jonë në Facebook dhe Instagram, info@vlera.be ose 0497/301664

Le të bëhemi bashkë më Shqipërinë !

Një tërmet i fuqishëm shkundi Shqipërinë ku pas lëkundjeve të njëpasnjëshme, ai i orës 03:55 të mëngjesit të së martës, me magnitudë 6.4 ballë, rrëzoi pallate e shënoi dëme të shumta, duke lënë fatkeqësisht 11 viktima.

Në këto momente të rënda zemrat dhe lutjet tona janë me ty Shqipëri!

Shpresojmë që njerëzët dhe familjet t’i keni shëndosh e mirë.

Në këtë ditë të vështirë le të bëhemi bashkë e të ndihmojmë shqiptarët tonë të prekur nga tërmeti!

VLERA

Organizata e Studenteve Shqiptare ne Belgjike

“2 gisht Mjaltë”

Me 25 Nëntor Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi u ftuan mes nesh në ambientet e ULB për të na ofruar një moment relaks Made In Albania!

Falenderojmë ata që ishin të pranishëm, shpresojmë t’iu shohim edhe më të shumtë në seancën tjetër për të vazhduar të qeshim, qajmë, çuditim dhe thjesht të jetojmë së bashku!

VLERA

Organizata e Studenteve Shqiptare ne Belgjike

Projektim “2 Gishte Mjalte”

Filmi “2 Gishte Mjalte” i zgjedhur nga ju do të projektohet te Hënën me datë 25/11 ne kampusin e Solbosch (ULB), salla K.3.401 në orën 20:00 e mbrëmjes.

Dëshirojmë shumë t’ju shohim të gjithëve aty dhe të kalojmë disa momente gazmore me aktorët Shqiptarë protagonist.

Ju garantoj që do shkriheni së qeshuri.

Mos e humbisni!

Shihemi!

VLERA

Organizata e Studenteve Shqiptare ne Belgjike

——————————————————————————————————————–

Hyrja falas

Adresa: Avenue Paul Héger 22 Bruxelles

Mundësi me ble:

-një popcorn i vogël+një pije➡️ 2€

-një popcorn i madh+një pije🔽3€

Një mëngjes në Ambasadë të Kosovës

Kaluam një mëngjes punë me Ambasadorin e Republikës së Kosovës z. Bernard Nikaj. Diskutuam për projektet e ardhëshme të organizatën studentore shqiptare dhe sfidat që kemi para.

Dëshirojmë ta falënderojmë Ambasadorin dhe ekipin e tij për ftesën. Jemi të kënaqur me konstruktivitetin e bisedimeve dhe ndjehemi me fat, që kemi një mbështetje e tillë!

VLERA

Organizata e Studenteve Shqiptare ne Belgjike

Faqja 1 prej 212