Monthly Archives: May 2019

“NE MUNDEMI”

Përshëndetje të gjithëve.

VLERA, shoqata e studentëve shqiptar në Belgjikë, ka kënaqësinë e madhe t’ju falenderojë ngrohtësisht, të gjithëve ju, për pjesëmarrjen masive në konferencën e titulluar ’’ NE MUNDEMI ’’, me temën : ‘’Roli dhe pozicioni i gruas në shoqërinë shqiptare’’ !

Një analizim të përgjithshëm të rolit dhe të së drejtave të gruas aktuale në Europë dhe në vendet tona amtare, e mbajti aktivistja e njohur e të drejtave të gruas, zonja Deputete Europiane, Marie Arena.

Me shumë emocion u ndoq diskutimi i z. Michel De Maegd, i cili dëshmoi me foto dhe fjalë kalvarin e vuajtjeve të nënave e motrave tona në luftën për çlirimin e Kosovës. Theksojmë se z. Michel De Maegd ka qenë gazetar i televizionit belg RTL-TVI, dhe e ka ndjekur drejtpërdrejt luftën çlirimtare në Kosovë, dhe shpërnguljen masive të shqiptarëve nga represioni serb.

Një trajtim të hollësishëm të rolit dhe pozicionit të gruas shqiptare në shekuj, që nga periudha kanunore dhe deri në ditët tona, e trajtoi me një sintezë të qartë historiani dhe letrari z. Safet Kryemadhi. Pasqyrimi i gjithanshëm mes komplekseve tradicionale shekullore të shoqërisë shqiptare nga njëra anë, por edhe vlerësimi i gruas në familje bashkë me rolin e saj vendimtar në edukim, si dhe emancipimin gradual deri në ditët tona në anën tjetër, u ndoqën me shumë interes nga pjesëmarrësit.

Sipari i kësaj konference arriti me diskutimin në formë pyetje-përgjigje, me aktivisten e shquar shqiptare, themeluesen e Lëvizjes ‘’BeatSexism ‘’, znj. Blerta Sejdija. Aftësitë e saj për sensibilizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të gruas, si dhe militantizmi energjik i saj në më shumë se 20 shtete të ndryshme, janë për tu admiruar dhe krenuar me këtë pionere të flaktë, por gjithashtu janë edhe një burim frymëzimi për gjitha femrat në luftën e tyre të drejtë për barazi gjinore e shoqërore.

Duam t’i falenderojmë përzemërsisht të katër lektorët tanë për trajtimin profesional të temës në fjalë, dhe kohën e tyre të çmuar të vënë në dispozicion për pregatitjen e eventit.

Ambasadorët e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës akredituar në Bruksel, përkatësisht zonja Suela Janina, dhe zoti Bernard Nikaj, përshëndetën konferencën dhe cituan edhe pozicionin e gruas sot në shtetet tona respektive, duke plotësuar kështu panoramën aktuale të pozicionit të gruas shqiptare në shoqërinë e sotme. Vlerësojmë shumë prezencën në event, dhe duhet të theksojmë se në saj të punës së tyre është krijuar një klimë e re mes shteteve tona amë dhe diasporës këtu në Belgjikë. Mund të themi se Ambasadat tona në Bruksel, janë vërtetë shtëpitë tona të dyta. Ju falenderojmë shumë për mbështetjen tuaj të ngrohtë.

Ju faleminderit shumë përzemërsisht.

VLERA

Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë

Ballkan Trafik Festival – 2019

Edicioni 2019 të festivalit Ballkan Trafik u mbyll me shumë sukses. Patëm previlegjin të prezantojmë me dinjitet komunitetin e studentëve shqiptar në Belgjikë, por dhe kulturën tonë shqiptare në përgjithësi.

Dëshirojmë të falenderojmë organizatorët, që na bënë partnerë partikuliere të eventit, por gjithashtu gjithë bashkëatdhetarët tanë dhe gjithë personat që na kontaktuan dhe ndanë eksperiencat e tyre, apo atyre që kërkuan informacion mbi kulturën tonë shqiptare.

Ndamë një eksperiencë lumturie me ju të gjithë.Shifëmi vitin tjetër Ballkan Trafik!, me më shumë larmi kulturore

VLERA

Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë