Monthly Archives: November 2018

Cheers To Albania !

Përshëndetje miq të Vlerës,

Nëntori, muaji i Shqipërisë, muaji i shqiptarëve, muaji i flamurit.


Me rastin e festës kombëtare të republikës së shqipërisë, organizata studentore Vlera ka nderin t’ju ftojë në mbrëmjen festive që do të organizojë ditën e premte me 23 nëntor 2018.Ky event është i përbëhrë nga dy pjesë:

19:00 – 21:00 : Quizz Time !

Gjatë këtij orari disa aktivitete argëtuese janë te pergaditura.
Se pari nje Quizz rreth Shqiperisë , Historisë, Kulturës, Muzikës.
Më pas do të ketë një “round” tjetër ku do të ketë lojë me piano, prezantjar nga një student.
Në fundë të këtyre aktivitete fituesit do të shpërblehen me çmime të ndryshme. Dhe çmimet do të publikohen gjatë ditëve në vijim.

E njihni historin dhe kulturën Shqiptare mjaftushem ?
Ejani të testojmë së bashku njohurit tona! Do të kemi dhe mundësinë të shijoni nje koktail modest me pije dhe ushqim tradicional.

21:00 – 03:00 : Party Time !

Mbrëmja organizohet me qëllim që të sjellim më pranë të rinjtë shqipëtarë që jetojnë në Belgjikë dhe të festojmë gjithë së bashku këtë festë.
Pjesëmarrja juaj do të na gëzonte jashtëzakonisht dhe do ta gjallëronte mbrëmjen.


Gjithë të mirat,

VLERA
Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë

——————————————————————————————————————–

Adresa : Rue Leon Autrique 4, 1081 Koekelberg
Hyrja : 8€ + 1 soft per antarët e Vlerës ( me kart të antarsimit)
10€ per të tjerëtJu mirëpresim.

Vlera në Antwerpen!

Vlera do të vijë në Antwerpen të premten më 16 nëntor për t’u takuar me studentët shqiptarë që studiojnë në UA dhe KDG.

Qëllimi është që studentët e rinj të ken gjitha informatat rreth organizates si dhe ekipit , sepse edhe ju duhet të beheni pjesë e organizates tonë studentore. VLERA synon të mbledhë studentet Shqiptarët në të gjithë Belgjikën, gjë që na bën më të gjithanshëm si organizatë studentore.

Në këtë mënyrë mundohemi të organizojmë aktivitete të ndryshme. Mremje, projektim të filmav, debate, udhëtime, ngjarjet kulturore, … keto jan pjesë të organizatës tonë, dhe të gjithë mund të ndajnë mendimin e tyre.

Kureshtar për informacione të mëtejshme për këtë? Ejani dhe na bëni një vizitë këtë të premte!

Ku? Ju do të na gjeni në Groenplaats nga ora 16 deri në 17 (do të bëhemi të njohur me shënjat e emrit tonë Vlera) ku mund të takojmë njëri-tjetrin.

Ne oren 17 do te ulemi ne ndo nje vend qe të vazhdojmë bisedimet se bashku dhe te njihemi më mirë.

A keni mësime? Pastaj kaloni një herë. A jeni në shtëpi?

Dilni.Shihemi!

VLERA

BALKAN BAZAAR

Me daten 10 Nëntor 2018, Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë pati nderin dhe kënaqësinë të bashkëpunoj me shoqatën “eagleevent ” në BALKAN BAZAAR në Koekelberg.

Ishte një eksperiencë e parë të këtij organizimi dhe fatmirësisht ne, Organizata VLERA u ndamë shumë të kënaqur me suksesin që patëm, dhe çdo shoqatë tjetër që ishin të pranishëm në këtë event.

Falë pjesëmarrjes dhe kontributit që u dha nga çdo qytetar, patëm mundesinë të grumbullojmë një sasi të konsiderueshme monetare, e cila është (2206€). Shumë e cila do të shkojë në organizatën “SOS Fshatrat E Fëmijëve në Kosovë “.

” Besojmë se për atë që bëmë, do te vlejë shumë për ata ”

Në emër te organizatës Vlera dhe Eagle event, ju falenderojmë nga zemra për për pjesëmarrjen tuaj duke treguar edhe një herë vlerat tuaja të larta morale dhe njerëzore.

Me shumë dashuri dhe respekt,

VLERA
Organizata e Studentëve shqiptarë në Belgjikë